Mediat greke raportojnë se operacioni i shpëtimit vijon i pandërprerë në pika të ndryshme të zonave të prekura nga stuhia Daniel.
Ndërsa bëhet me dije se numri i të vdekurve si pasojë e stuhisë shkatërruese ka shkuar në 10, siç njoftohet në përditësimin më të fundit zyrtar nga Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias.
Katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur në Volos dhe Pelion, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë të pandërprera në zona të ndryshme të zonave të prekura.