Stuhitë mbërrijnë në RMV – rreshje shiu dhe erë të fuqishme?!

Cikloni i fuqishëm që bën kërdinë nëpër Evropë tashmë ka mbërritur në Ballkan, kurse pasdite do ta godasë edhe Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, për pasdite paralajmëroi erë të fuqishme nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë dhe reshje të shiut fillimisht në pjesën perëndimore të vendit.

Në orët e natës reshjet do të shpërndahen në gjithë territorin e vendit dhe vende-vende do të jetë të rrëmbyeshëm të shoqëruara me bubullima.

Metereologët nuk e përjashtojnë mundësinë që lokalisht proceset të jenë më intensive, në formë të motit të lig, me stuhi erërash, shkarkime të fuqishme elektrike dhe mundësi për paraqitje të breshërit.

Të shtunën pritet mot më I freskët me reshje të shiut, vende – vende të rrëmbyeshme me mbi 40 litra në metër katrorë, kurse të dielën do të fryejë erë e përforcuar jugore, kurse reshje lokale të shiut priten në pjesën perëndimore të vendit.