Subvencione për biçikleta

Trafiku automobilistik është një nga shkaqet e ndotjes së ajrit në Shkup. Biçikletat janë zgjidhje alternative dhe e shëndetshme, që jo vetëm se kontribuon në lehtësimin e mbingarkesës në rrugë, por gjithashtu rrit shëndetin personal.

Marketing

Për këto arsye, edhe këtë vit Qyteti i Shkupit ofron subvencione për biçikleta të reja për banorët e Qytetit të Shkupit (komunat Aerodrom, Gazi Baba, Kisella Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare,Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj).

Shuma maksimale e subvencionit është 50% e shumës së biçikletës ose 3000 denarë dhe mund të aplikohet në https://aplikacii.skopjelab.mk/velosipedi me kusht që aplikanti të mos ketë marrë më parë një subvencion të këtillë.
Ajo që ju nevojitet nga dokumentet është:
• letërnjoftim i vlefshëm
• Llogaria e transaksionit
• Llogari fiskale
* dokumentet duhet të skanohen
Më shumë informata për thirrjen publike në linkun –

https://skopje.gov.mk/…/subvencii-velosipedi-2021-alb.pdf

Marketing