Sulejman Rexhepi: Druaju të keqes së atij që i ke bërë mirë

Ish-kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut Sulejman Rexhepi, ka publikuar një mesazh drejtuar organeve udhëheqëse të këtij institucioni, pak ditë pasi është shkarkuar nga pozita e të parit.

Marketing

“Nuk vdiqa kur më goditi shigjeta, vdiqa kur pashë se kush mbante harkun në duar”, ishte publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook apo në “Facebook Story”.

Mesazhi ishte shoqëruar edhe me thënien:

“Druaju të keqes së atij që i ke bërë mirë”.

Zyrtarisht nuk dihen akoma arsyet e shkarkimit të tij nga pozita e kryetarit, gjithë këto zhvillime erdhën pas bujës së madhe mediatike që bënë disa fotografi të Rexhepit me një grua të re, e që thuhej se është martuar.

Pas shkarkimit nga riaseti. Sulejman Rexhepi deponoi një shkresë me njoftimin e dorëheqjes së parevokueshme nga kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoninë e Veriut, post ky që e mbajti për më shumë se 15 vite.