Meryem Uzerli e ka anash aktrimin.
Ndonëse ishte aktorja e preferuar e shumë njerëzve, ndër ta edhe shqiptarë, Meryem Uzerli, ka vendosur ta marrë një tjetër kthesë në jetën e saj, shkruajnë mediat e huaja.
Ajo do të heq dorë nga aktrimi për një biznes të ri në Gjermani.
Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, 36-vjeçarja ka bërë të ditur se ka hapur një dyqan me produkte ushqimore pa gluten në kryeqytetin gjerman.
Aktorja dukej shumë entuziaste me biznesin e ri, ndërkohë që ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një plani më të madh.
https://www.instagram.com/p/CCeMPaFBmR5/?utm_source=ig_embed