Sulm me armë ndaj ambienteve të Top Channel, vritet roja i objektit

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur ndaj godinës së televizionit Top Channel në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 01:00, në Mëzes, ku në rrethana ende të paqarta, persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë roja i objektit, një shtetas 60-vjeçar punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe sekuestrimin e provave që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”, njofton Policia e Shtetit.