“Sulm terrorist” në kompaninë e hapësirës ajrore në Turqi, disa të vdekur

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se një “sulm terrorist” në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH të mërkurën la një numër njerëzish të vdekur e të plagosur.

Marketing

Ali Yerlikaya nuk dha detaje të mëtejshme mbi sulmin ndaj “Turkish Aerospace Industries Inc.”, në periferi të kryeqytetit, Ankara, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

“Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Industrisë Ajrore Turke Inc. (TUSASH) në Kahramankazan në Ankara. Fatkeqësisht, kemi dëshmorë dhe njerëz të plagosur pas sulmit”, tha Yerlikaya në X.

Nuk ishte e qartë se kush mund të qëndronte pas sulmit. Militantët kurdë, grupi i Shtetit Islamik dhe ekstremistët e majtë kanë kryer sulme në vend në të kaluarën.

Televizioni privat NTV tha se një grup sulmues arritën në hyrjen e kompleksit përmes një taksie gjatë ndërrimit të personelit të sigurisë. Të paktën një nga sulmuesit shpërtheu një bombë, ndërsa sulmuesit e tjerë arritën të hynin në kompleks.

NTV tha se të shtënat me armë zjarri në vend po vazhdonin dhe se një pjesë e personelit në kompleks mund të ishin marrë peng.

Helikopterët u panë duke fluturuar mbi ambiente, njoftoi stacioni.

Më herët, raportet e mediave thanë se një shpërthim i përcjellë nga të shtëna me armë u dëgjua në kompleks.

Forcat e sigurisë, ambulancat dhe zjarrfikësit janë dërguar në vendngjarje, njoftoi televizioni NTV.

Punonjësit e kompanisë u dërguan në një zonë të sigurt, njoftoi televizioni HaberTurk

Marketing