Sulmi i Juventusit do të pësojë ndryshime në ndeshjen e ardhshme

13:48 | 1 Maj 2021

Marketing

Në një konferencë për shtyp, Andrea Pirlo ka njoftuar se Alvaro Morata është në dyshime për ndeshjen e radhës ndaj Udineses.

Federico Chiesa sapo është rikthyer nga lëndimi dhe nuk është i gatshëm të startojë, kësisoj në sulmin e Juventusit pritet që Cristiano Ronaldo të fillojë bashkë me Paulo Dybalan, raporton lajmi.net.

“Ronaldo do të luajë me Dybala, sepse Morata nuk është në gjendje të mirë. Ai kishte një problem dje me muskujt e tij he ne do të vlerësojmë gjendjen e tij sot”, tha trajneri.

“Danilo është mirë, Federico Chiesa më pak, pasi ai u trajnua veçmas nga grupi këtë javë. Ai nuk është ende në 100 për qind dhe do të ishte e rrezikshme ta niste ndeshjen nga fillimi nesër”.

Juventus do të luajë ndaj Udinese nesër me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/