Sulmi me armë në një qendër parashkollore në Tajlandë, rreth 28 persona mbesin të vdekur

Të paktën 28 persona kanë mbetur të vdekur pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë.

Marketing

Personi i dyshuar gjendet ende në liri pas sulmit në Nong Bua Lamphu, ne veri-lindje të Tajlandës.

Policia ka deklaruar se në mesin e viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Sipas policisë, i dyshuari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka goditur me thikë fëmijë dhe të rritur, ndërsa ende ndodhet në arrati.

Motivi i sulmit është ende i paqartë.