Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar

Pas shpërthimit të sotëm në afërsi te Liqenit të Ujmanit, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje në veri të Mitrovicës.

Marketing

Në vazhdën e hetimeve, Policia ka identifikuar personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit në drejtim të veturave të shqiptarëve.

Pas identifikimit policia ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për insajderin se gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë.

“Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit ndaj veturave të qytetarëve shqiptarë në Liqenin e Ujmanit Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e zubin potokut”, ka thënë ai.

Ai po ashtu bëri të ditur se ende nuk kanë persona të arrestuar.

“Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, u shpreh ai.

Për këtë sulm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti drejtoi gishtin kah Serbia.

“Sipas informatave të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale te liqeni i Ujmanit, nga një apo më shumë persona të panjohur është hedhur një granatë dore me ç’rast dy vetura të parkuara, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane, janë dëmtuar. Kurti shtoi se Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë”, ka shkruar Kurti

Marketing