Ballina Aktuale Sulmi në qendër të Vjenës, vdes njëri prej sulmuesve

Sulmi në qendër të Vjenës, vdes njëri prej sulmuesve

Disa njerëz janë plagosur pas të shtënave në qendër të Vjenës, bazuar në raportet e policisë.

Marketing

Ndërkohë disa media kanë raportuar edhe për të vdekur.

Në anën tjetër, sipas BBC, përcjell Telegrafi, ministria e brendshme tha se një sulmues kishte vdekur ndërsa një tjetër ishte “në arrati” në kryeqytetin austriak.

Një operacion i sigurisë në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar dhe policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin të gjitha hapësirat publike.

Pamjet e publikuara në mediet sociale treguan njerëz duke vrapuar, derisa dëgjohej ajo që raportohej të ishte e shtënë me armë.

Marketing
Exit mobile version