Sulmi rus në Poltava/ Shkon në 47 numri i të vdekurve, 206 të plagosur

Ka shkuar në 47 numri i të vdekurve në Poltava, ndërsa 206 kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi rus me dy raketa balistike.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga Olena Zelenska.

Zonja e parë e Ukrainës e ka cilësuar sulmin një tragjedi dhe tha se Rusia po shkatërron gjënë më të vlefshme: jetën.

Dy raketa balistike ruse goditën një shkollë dhe një spital aty pranë në rajonin e Poltava. Presidenti ukrainas tha në Telegram se të gjitha shërbimet e nevojshme janë të përfshira në operacionin e shpëtimit” dhe urdhëroi “një hetim të plotë dhe të shpejtë”.

“Rusia padyshim që do të mbahet përgjegjës për këtë sulm. Dhe përsëri, ne i bëjmë thirrje të gjithëve në botë që kanë fuqinë për të ndaluar këtë terror: sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketat duhen në Ukrainë.

Sulmet me rreze që mund të mbrojnë kundër terrorit rus nevojiten tani, jo diku më vonë, çdo ditë vonesë, për fat të keq, do të thotë më shumë jetë të humbura”, tha Zelensky.

Nuk dihet ene nëse në atë godinë ndodheshin vetëm studentë apo edhe civilë të strehuar.

Poltava ndodhet rreth 110 kilometra nga kufiri me Rusinë.

Marketing