Ballina Aktuale Sulmi terorist në dy xhami në Zelandën e Re, 40 të vdekur...

Sulmi terorist në dy xhami në Zelandën e Re, 40 të vdekur dhe rreth 20 të plagosur (VIDEO)

40 persona kanë vdekur dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur pas të shtënave që kanë ndodhur në dy xhamitë në qytetin e Christchurch të Zelandës së Re.

Marketing

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi këtë si një nga “ditët më të errëta” të vendit. Zëdhënësi i Policisë ka njoftuar se për këtë rast katër persona janë në paraburgim derisa ka paralajmëruar se shumë të dyshuar të tjerë mund të jenë akoma të lirë.

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kur kanë ndodhur të shtënat kanë vrapuar që të shpëtojnë jetët e tyre derisa kanë parë edhe njerëz të përgjakur në afërsit të xhamisë Al Noor.

Autoritetet kanë këshilluar që të gjitha xhamitë në qytet të mbyllen deri në një njoftim tjetër duke thënë se ky ishte një akt i pashembullt i dhunës.

 

Marketing
Exit mobile version