Sulmohet gazetarja e “Al Jazeera” në protestën në Shkup, reagojnë shoqatat

Korrespodentja e televizionit të njohur “Al Jazeera” u sulmua mbrëmë gjatë protestës së opozitës maqedonase.

Marketing

Gazetarja derisa po intervistonte një protestues është sulmuar nga një person, që më pas u ndalua nga policia, përcjell INA.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe pononjësve mediatikë (SPGPM) dënuan në një deklaratë sulmin ndaj ekipit gazetaresk të Al Xhaziras dhe kërkuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që të sanksionojë sulmuesin për të cilin ekziston video publike nga ngjarja.

Në deklaratën e SHGM dhe SPGPM thuhet se në protestën e organizuar dje në qendër të Shkupit nga partia politike VMRO-DPMNE, nga një person i panjohur, gazetarja Milka Smilevska dhe kameramani Jorde Angelloviq nga Al Xhazira u sulmuan dhe u penguan në kryerjen e detyrave të tyre detyra profesionale gazetareske.

“Sipas videove dhe deklaratave të gazetares në lidhje me incidentin, pasi ka pyetur nga cila media është, personi i panjohur kishte kontakte fizike me ta, pas së cilës ai shtyu mikrofonin e gazetares. Gazetarja Smilevska raportoi incidentin në vendngjarje tek një zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas së cilës, personi i panjohur deri më tani është tërhequr anash, ndërsa nga zyrtari është thënë se do të ngrihet akuzë e duhur për kundërvajtje për sulmuesin”, theksojnë nga SHGM dhe SPGPM

Prandaj, ata thonë se një trajtim i tillë i gazetarëve në detyrë në terren është i papranueshëm dhe duhet të dënohet ashpër nga MPB-ja sepse, ata theksojnë, dhuna ndaj gazetarëve nuk lejohet në vendet demokratike.

Mgid

Marketing