Ballina Aktuale Sulmohet nga tre persona, plagoset me armë zjarri 50 vjeçari nga Shkupi

Sulmohet nga tre persona, plagoset me armë zjarri 50 vjeçari nga Shkupi

Dje më datë 18.05.2022 rreth orës 19.30 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime është sjellë LM (50) nga Shkupi.

Marketing

Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe në bisedë me ta, L.M. ka raportuar se rreth orës 19 në rrugën 28 ​​në Singeliç është sulmuar nga tre persona pas së cilës BJ, i cili e ka njohur, ka gjuajtur disa plumba në drejtim të tij dhe i ka shkaktuar një plagë me armë zjarri në këmbë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur pjesë të ekipit nga SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në kumtsën e MPB-së.

Exit mobile version