Një djalosh ka sulmuar një polic në detyrë në rrugën Kumanovë- Shkup, kanë bërë të ditur nga MPB.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.50 pas mesnate në autostradën Kumanovë- Shkup.
Policia ka tentuar të kontrolloj makinën e 55 vjeçarit S.D nga Shkupi, por në ato momente është sulmuar, nga bashkudhëtari, 26 vjeçari I.D nga Shkupi.
Kundër I.D do të ngritet kallëzim penal adekuat.