Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet 36-vjeçari nga Gostivari

Sektori për Punë të Brenshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një banorë i Gostivarit, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Marketing

“Punonjësit policorë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (17-prill) rreth orës 02 e 10 minuta kanë arrestuar 36-vjeçarin L.Sh nga Gostivari, i cili një orë më parë në shtëpinë e tij familjare kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 33- vjeçare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.