Sulmuan dy ushtarët dhe fotografuan ambientet e uzinës ushtarake të Gramshit, kaq vite burg rrezikojnë rusët

Një incident i rëndë me prapavijë të dyshuar spiunazhi rus është shënuar pasditen e 20 gushtit 2022 në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh. Rreth orës 17:40 minuta dy roje ushtarake shqiptare janë sulmuar me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë brenda territorit të Uzinës dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Marketing

Rojet i kanë bërë thirrje të ndalonte por ai ka tentuar të largohet. Në momentin kur dy rojet e kanë ndaluar ai është kundërpërgjigjur duke përdorur spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

E ndërsa policia ka bërë shoqërimin e 24 vjeçarit në Mikhail Zorin në Komisariatin e Gramshit, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës një shtetase ruse e cila është identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe një shtetas ukrainas i identifikuar me inicialet F.A, 25 vjeç.

Të tre ndodhen të arrestuar ndëkrohë që Prokuroria dhe Antiterrori kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme.

Nuk dihet nëse ata kanë qenë spiunë, por sipas asaj që thuhet në nenin 237, rusët mund të dënohen me gjobë ose burg gjer me tre vjet për goditje ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen detyrë shtetërore, si në rastin e dy ushtarëve shqiptarë që ishin roje të uzinës në momentin që kanë hyrë shtetasit rusë dhe ukrainasi.

Ndërkohë sipas nenit 214, personat që sigurojnë informata sekrete me karakter ushtarak me qëllim për t’iu dhënë një fuqie të huaj, mund të dënohet me burgim nga tre deri në 10 vite.

Neni 214/ Sigurimi i informative

Sigurimi i informative sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloj tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendet, dënohet me burgim nga tre gjer në 10 vjet.

Neni 237/ Goditje për shkak të detyrës

Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetëore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po çfarë dëshmuan ata?

Svetlana Timofoeva 33 vjec dhe Mikhail Zorin 24 vjec, te dy shtetas ruse si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas u ndaluan pasditen e 20 gushtit 2022 ndërsa dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me spraj neuroparalizues.

Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik të ndërtuar në vendet satellite të tij gjatë periudhës së komunizmit, raportoi gazetari i Ora Neës, Elton Qyno.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshë, si dhe vende të unizës, territore të braktisura.