Sulmuesit e Kokës në “paraburgim”, dy prej tyre polic

Prokuroria e Shkupit pas shqyrtimit të kallëzimeve penale nga MPB, tre prej shtatë të dyshuarve për rrahjen brutale të dy policëve shqiptar u ka shqiptuar masën e kujdesit “paraburgim”.

Marketing

Burime të gazetës KOHA, raportojnë se dy prej tre të dyshuarve (Ali Zejnelov dhe Erhan) që janë dërguar në paraburgim janë pjesëtar të MPB-së, respektivisht Sektorit për sigurimin e delegacioneve, ndryshe i njohur si “Drejtoria e 6-të”. Ndërkohë, katër të dyshuarve tjerë nga Prokuroria e Shkupit u janë shqiptuar masa të ndryshme të kujdesit.

Si pasojë e sulmit të 28 janarit ndaj dy policëve shqiptar, pjesëtari i MPB-së, Feim Koka nga fshati Bllacë e Poshtme u hospitalizua.

Sipas burimeve mjekësore të gazetës KOHA, i njëjti para disa çastesh është zgjuar nga koma dhe gjendja shëndetësore e tij është drejtë përmirësimit.(koha.mk)

Marketing