“Sunny Hill” anulohet në Prishtinë, festivali do të mbahet në Tiranë

Sunny Hill Festival rikthehet pas dy vitesh pauzë.

Marketing

Ky festival është planifikuar të mbahej në Prishtinë si çdo vit tjetër, shkruan lajmi.net.

Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, ky festival ka marrë vendimin për tërheqjen nga Prishtina.

Kështu festivali do të mbahet në Tiranë.

Ky vendim është bërë e ditur përmes faqes zyrtare në ‘Instagram’ të Sunny Hill Festival.

Festivali do të mbahet në të njëjtat data, në të njëjtat eksperienca, por me lokacion të ri.

“Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhje tjetër!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Tiranë, ja ku kemi ardhur! 💜”, thuhet në njoftim.