Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi mbrëmë realizoi një super gol në fitoren e Trabzonspor përballë Monacos me rezultat 4-0. Goli i tij nga gjuajtja e lirë është zgjedhur goli i javës në Europa League, transmeton Gazeta Metro.
Bardhi është i njohur për saktësinë e tij nga goditjet e lira dhe kjo u vërtetua shumë mirë mbrëmë në minutën e 57’të.
Ai nga jo shumë larg zonës për mrekulli e ‘mashtroi’ portierin, Alexander Nubel, duke goditur zhagasi.
Në fund, Trabzonspor shënoi fitore me rezultat 4-0 me tre golat të tjerët të cilat i realizuan Vitor Hugo, Enis Bardhi dhe Trezeguet.
Skuadra turke tani gjendet në pozitën e dytë në grupin H të Europa League me gjashtë pikë të mbledhura nga katër ndeshje dhe ka pikët e barabarta me Monacon.
Lidere në këtë grup është skuadra hungareze Ferencvaros me nëntë pikë, ndërsa vendi i fundit i takon Crvena Zvezdas e cila ka vetëm tre pikë.
KËTU mund të shikoni golin e realizuar nga Enis Bardhi.