Supremacia e një pushteti!

Në vulgun e debatit parlamentar të këtyre ditëve në ‘drzhavën Severna’, ku janë përfshirë partitë politike të pozitës dhe opozitës për propozimin francez, lidhur me këtë propozim opozita maqedonase me komitët kategorikisht hedh poshtë atë propozim si të dëmshëm për gjuhën dhe identitetin maqedon.
Ndërsa pozita me legenët shqiptarë po e mbrojnë propozimin francez si oferta më e mirë e mundshme ku thonë se gjuha dhe identiteti maqedon do të garantohen.

Marketing

Ndërsa lufta për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetin sllavo-maqedon është bërë objekt grindjesh dhe mospajtimesh mes ‘maqedoncave’ në parlament, legenët dhe maskarenjtë shqiptarë të partive politike nuk thonë asnjë fjalë për gjuhën shqipe sesi ngeli ajo me nofkën e turpit si bashkësi e 20%!
Le të themi kushtimisht nëse hymë një ditë në BE deputetët shqiptarë nuk mund ta përdorin gjuhën shqipe në foltoret e BE-së, pasi shqipja nuk njihet gjuhë zyrtare nga vendi ku vijnë deputetët por vetëm sllavishtja.

Pra, me këto qëndrime qyqarësh duke qartë se maskarenjtë e partive politike shqiptare na kanë shitur që nga MO, ku pas atij kapitullimi e kanë mbyllur gojën për këtë turp kombëtar dhe nuk duan ta hapin më këtë temë pasi ‘kanë një kontratë me pushtetin’ se 20% nuk do të fshihet si përcaktim kushtetues.

Kjo duket se është marrëveshja mes pushtetit (që pavarsisht kush udhëheq me qeveritë e koalicionit) dhe legenëve shqiptarë që ta mbyllin gojën për 20% sepse pushteti dhe shteti është supremaci dhe e drejtë ekskluzive e sllavo-maqedoncave.

Ndërsa delet shqiptare në mbarë vendin po qëndrojnë indiferent ndaj këtyre zhvillimeve duke ia lënë në dorë maskarenjëve deputetë shqiptarë të ardhmen tonë si komb autokton den baba den në këto troje, me përfundimin e këtij debati koston e hyrjes pa dinjitet dhe pa identitet në BE, do ta paguajnë vetëm shqiptarët të cilët në emër të eurointegrimeve ‘do ta hanë edhe njëherë sapunin për djathë’, si bashkësi shifrash në grupin e pakicave së bashku me turqit, evgjitët, serbët, bullgarët etj. Medai Shaholli

Marketing