Surprizat e mëdha, Shehaj la pas Bashën, prezantuesja Berishën, dështojnë 2 risitë e Ramës

schedule09:20 – 26 Prill, 2021

Në ZAZ 40 në njësinë nr. 10 në Tiranë u votua dhe numërua elektornikisht dhe rezultati doli mëngjesin e sotëm në orën 08:00. Në këto zgjedhje u votua përpos partisë edhe për kandidatët, ku rezultati që doli në këtë njësi të kishte shumë surpriza.

Në listën e PD-së, nuk është Lulzim Basha më i votuari, por Agron Shehaj me 525 vota, që lë pas liderin e PD-së me 492. Surprizë është edhe Orjela Nebijaj që ka marrë 469 vota dhe la pas liderin historik Sali Berisha që mori vetëm 238 vota.

Marketing

Në listën e PS-së, padyshim që surpriza e madhe ishte Fatmir Xhafaj 2795 vota. Pandeli Majko dhe Kodheli, dy emra të njohur që ishin poshtë në listë kanë marrë shumë pak, ndërsa larg pritshmërive janë edhe dy risitë në krye të listës, Luljeta Bozo me vetëm 195 vota dhe Najada Çomo me 67 vota.

Përsa i përket partive, PS mori 6007 vota, PD 4550, LSI 628, PSD 208 dhe Boiken Abazi 179./ db/ Abcnews.al