Anësori Suso pjesën e mbetur të sezonit do ta kalojë në La Liga te Sevilla.
Milan dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për huazimin e 27 vjeçarit.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Milanit, ku edhe falënderohet Suso për përkushtimin e treguar në fanellën e ‘Rossonerëve’.
“AC Milan njofton se ka arritur marrëveshje me Sevillan për huazimin e Susos përkohësisht, me mundësi blerje që bëhet detyrim në kushte të caktuara”, thuhet në njoftim.
“Klubi falënderon Suson për angazhimin e tij profesional dhe i uron gjitha të mirat në karrierë”.