Sydney Sweeney mahnit me paraqitjen në Venecia, shfaqet krah të dashurit

Sydney Sweeney mahnit me paraqitjen në Venecia, shfaqet krah të dashurit

Sydney Sweeney tërhoqi vëmendjen në Venecia, teksa mbërriti në festën e Armani Beauty e veshur me një fustan të guximshëm me xixa.

Aktorja 28-vjeçare ndodhet në qytetin italian për Festivalin e Filmit dhe zgjodhi një veshje që theksonte format e saj.

Ajo u shfaq krah të dashurit të saj, menaxherit të muzikës Scooter Braun, 45 vjeç, me të cilin u fotografua duke mbajtur duart. Braun zgjodhi një kostum elegant për mbrëmjen, shkruan DailyMail.

sydney sweeney mahnit me paraqitjen ne venecia shfaqet krah te dashurit 6a9b43f3b0e96

Në të njëjtën festë ishte edhe Kendall Jenner, e cila u shfaq me një bluzë të bardhë, fund të zi me teksturë dhe taka të zeza me rripa.

Modelja kishte tërhequr vëmendjen edhe më herët në Venecia, me një fustan të artë nga Armani në tapetin e kuq.

sydney sweeney mahnit me paraqitjen ne venecia shfaqet krah te dashurit 6a9b43f460e2d

Ndërkohë, Sweeney dhe Braun shijuan momente romantike gjatë qëndrimit në Venecia. Më herët gjatë ditës, çifti u fotografua në një gondolë, ku shkëmbyen edhe një puthje.

Romanca e tyre nisi vitin e kaluar, pasi Sweeney i dha fund fejesës me Jonathan Davino. Braun, nga ana tjetër, ishte i martuar me Yael Cohen dhe ka tre fëmijë nga kjo martesë.

sydney sweeney mahnit me paraqitjen ne venecia shfaqet krah te dashurit 6a9b43f50c5e3
sydney sweeney mahnit me paraqitjen ne venecia shfaqet krah te dashurit 6a9b43f5b4205
/ Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF