Syfyri i Erdoğanit me të rinjtë thyen rekord të shikimeve

Syfyri i befasishëm që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e bëri pas një ftese të dërguar nga sudentët në konviktin universitar Hüseyin Gazi në rajonin Altındağ të Ankarasë ka thyer rekorde të shikimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Njëri nga studentët në rrjetin social të tij kishte postuar ftesën duke shkruar “I nderuar president, sikur një natë të jeni i ftuari ynë në konvitin tonë Hüseyin Gazi dhe së bashku të bëjmë syfyr”, ndërsa presidenti Erdoğan iu përgjigj “Nëse e keni çajin gati po vij”.

Studentët e konviktit i regjistruan momentet duke bërë syfyr me presidentin Erdoğan dhe ato i ndan në rrjetet sociale.

Postimet e publikuara njëkohësisht nga Facebook dhe Twitter kanë arritur gjithsej 2.1 milionë shikime.

Syfyri i presidentit Erdoğan me studentët ka arritur të bëhet postimi më i ndjekur për vitin 2018.