Ballina Lajme Maqedoni Tabela pa shqipen në Bllacë, Mickoski: Pjesë e planit për destabilizim

Tabela pa shqipen në Bllacë, Mickoski: Pjesë e planit për destabilizim

Vendosja e tabelave në Bllacë pa gjuhën shqipe, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, ishte tendencë e dështuar për destabilizim. Kryeministri tha se nuk e di se cili institucion është përgjegjës, por sipas tij bëhet fjalë për struktura kriminale të cilëve po iu vjen fundi.
“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për video-lotari të egra, lotari onlajn dhe kështu me radhë. Mendoj se ata tani janë të frikësuar sepse e dinë, marrin informacione se si ngadalë hetimi afrohet drejt tyre dhe ata të frikësuar tani reagojnë në këtë mënyrë, që ta destabilizojnë shtetin dhe nuk kanë sukses.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ditë më parë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, sipas të cilit tabela është vendosur në bazë të atyre 2 kilometrave që u stërzgjatën sipas projektit që e ka udhëhequr Ejup Rustemi, por edhe ndërmarrja që e ka fituar tenderin e sinjalistikës, e afërt me BDI-në. Nga BDI-ja kanë akuzuar se heqja e dygjuhësisë në tabelat rrugore është hap i dëmshëm për zbatimin e barazisë gjuhësore. Tanimë tabelat me gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze janë rikthyer, pasi u hoqën javën e kaluar.
Marketing
Exit mobile version