Tag: bfi

  • Njoftim nga BFI: Afati për t’u regjistruar për në Haxh përfundon më 1 korrik

    Njoftim nga BFI: Afati për t’u regjistruar për në Haxh përfundon më 1 korrik

    Rijaseti i BFI-së në mbledhjen e mbajtur më 18. 06. 2019 duke debatuar rreth organizimit të Haxhit 2019, njofton me sa vijon:

    1. Me që numri i paraparë i udhëtarëve për Haxh 2019 është duke u plotësuar, regjistrimi i të interesuarëve për Haxh do të ndërpritët më 01.07.2019.
    2. Informohen besimtarët e interesuar për Haxh, që të mos bien pre e mashtrimeve të agjencioneve turistike sepse Bashkësia Fetare Islame në RMV është organizatë e vetme që organizon udhëtim për në Haxh në nivel shteti, në bazë të Kushtetutës së vet dhe Ligjit mbi pozitën e bashkësive fetare në RMV.
    3. Bashkësia Fetare Islame nuk mban përgjegjësi për mos shkuarje në haxh të haxhive që regjistrohen nëpër agjencionet turistike.
    4. Datat e fluturimit mbesin të njëjtat: 30 – 31 Korrik 2019, relacion Shkup- Xhedda, ndërsa kthimi: 26 – 27 Gusht 2019, relacion Medine – Shkup.
      Lusim Allahun dhul-xhelal që t`na e pranojë Haxhin.
  • Aksion humanitar në Kërçovë(Foto)

    Aksion humanitar në Kërçovë(Foto)

    Aksioni i mëshirës dhe solidaritetit në Kërçovë

    Në kuadër të aksionit Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, i cili realizohet nga Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Mërkurën më 22 Maj, në mënyrë të koordinuar u bë ndarja e ndihmave humanitare për familjet skamnore, të pastrehët dhe jetimët, me ç’rast u ndanë 9 tonelata ndihma humanitare në qytetin e Kërçovës, gjegjësisht me Myftininë e Kërçovës.

    Në këtë aksion, Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti i dorëzoi 9 tonelata ndihma Myftiut të Myftinisë së Kërçovës, Murat ef. Huseini, në prani të mediumeve lokale, i cili falënderoi publikisht OH Hilal dhe Kryetarin e saj ef. Dautin si dhe një falënderim të posaçën për Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi për angazhimin e palodhshëm në sferën e humanitetit.

    Me këtë rast Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti falënderoi Drejtorinë e Vakufit të Republikës së Turqisë e cila si çdo vit po bashkëpunon me BFI dhe na dhuron nga 5 mijë pako ndihma humanitare për nevojtarët e kategorive të ndryshme në Maqedoni. Ai gjithashtu falënderoi edhe fabrikën e ujit Kozhufçanka për mbështetjen disa vitëshe.
    Ashtu siç u përmend më herët, OH Hilal për gjatë muajit të Ramazanit ka planifikuar aksione të pandalshme ku do të bëhet shpërndarja e 200 tonelatave ndihma, të cilat kapin një shumë prej 420 000 euro.

  • Aksion Humanitar ne Resnje(Foto)

    Aksion Humanitar ne Resnje(Foto)

    Në kuadër të aksionit Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, të Martën, më 21 Maj, Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërmori aksion humanitar në qytetin e Resnjës, gjegjësisht me myftininë e këtij qyteti, pra me Koordinatorin e Myftinisë së Resnjës Xhunejd Jashar, ku në formë të organizuar u bë shpërndarja e 7 tonelata ndihma humanitare për familjet skamnore, të pastrehët, jetimët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, në këtë qytet.

    OH Hilal për këtë muaj të bekuar të Ramazanit ka planifikuar të shpërndan mbi 200 tonelata ndihma në aksione të pritshme të shtrira në tërë vendin.

  • Aksion humanitar ne Kumanove(Foto)

    Aksion humanitar ne Kumanove(Foto)

    Në kuadër të aksionit Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, i cili realizohet nga Organizata Humanitare Hilal që funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Hënën më 20 Maj, u ndërmor aksion humanitar në qytetin e Kumanovës, gjegjësisht me Myftininë e Kumanovës, ku në mënyrë të koordinuar u bë ndarja 10 tonelata ndihma humanitare për familjet skamnore, të pastrehët dhe jetimët.

    Këto aksione të përditshme të ndërmarra nga OH Hilal mbështeten nga muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhe këshillat e xhamive në tërë vendin, të cilat fillimisht përpilojnë lista të skamnorëve dhe më pas ato ndihma shpërndahen sipas këtyre listave në tërë territorin e vendit tonë.
    Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti i dorëzoi 10 tonelata ndihma Myftiut të Myftinisë së Kumanovës, Abedin ef. Imeri, i cili bashkë me stafin e tij dhe në prezencë të mediumeve lokale falënderoi publikisht OH Hilal dhe Kryetarin e saj ef. Dautin si dhe një falënderim të posaçëm për Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi për angazhimin e palodhshëm në sferën e humanitetit dhe sigurimin e ndihmave për skamnorët e jetimët dhe të gjithë nevojtarët.

    Me këtë rast Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti falënderoi Drejtorinë e Vakufit të Republikës së Turqisë e cila si çdo vit po bashkëpunon me BFI dhe na dhuron nga 5 mijë pako ndihma humanitare për nevojtarët e kategorive të ndryshme në Maqedoni. Ai gjithashtu falënderoi edhe fabrikën e ujit Kozhufçanka për mbështetjen disa vitëshe.
    Efendi Dauti para mjeteve të informimit deklaroi se: “Sot aksioni Mëshira dhe solidariteti iu përgjigj kërkesës së Myftinisë së Kumanovës dhe listave të përpiluara paraprakisht, për të ndihmuar skamnorët dhe jetimët që gravitojnë në këtë Myftini, ku edhe bëmë ndarjen e 10 tonelata ndihma. Njëherit e ripërsëris se dua të falënderoj Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi, pa ndihmën e të cilit këto aksione nuk mund të realizoheshin si dhe për faktin që vazhdimisht na jep mbështetje të fuqishme, kurajë dhe vullnet që këto ndihma të shkojnë në vendin e duhur, pra tek skamnorët dhe të gjithë ata që kanë nevojë”.
    Pas dhënies së deklaratave për mediumet, Myftiu i Kumanovës dhe Kryetari i OH Hilal filluan të ndajnë ndihmat për skamnorët të cilët paraprakisht ishin njoftuar dhe planifikuar.

    Ashtu siç u përmend më herët, OH Hilal për gjatë muajit të Ramazanit ka planifikuar aksione të pandalshme ku do të bëhet shpërndarja e 200 tonelatave ndihma, të cilat kapin një shumë prej 420 000 euro.

  • Komuna e Çairit shtroi iftar për hoxhallarë që gravitojn në këtë komunë(Foto)

    Komuna e Çairit shtroi iftar për hoxhallarë që gravitojn në këtë komunë(Foto)

    Komuna e Çairit në bashkëpunim me Muftinin e Shkupit kanë organizuar mbrëmë, 7 maj 2019, një iftar të përbashkët me të gjithë hoxhallarët nga kjo komunë. Iftari është tradicional, filluar para një viti.
    Në këtë iftar, të shtruar strikt në bazë të rregullave islame, mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili ishte i ftuar nga Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu.

    Çelja e këtillë e iftareve, pas agjërimit tërëditor, myslimanëve të tubuar në një vend u shërben, para së gjithash, për njohje të ndërsjella dhe për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojat e tyre. Në iftaret e këtilla kënaq pjesëmarrja e pushtetit lokal, por edhe e niveleve të tjera të pushtetit, ngaqë ngrënia e përbashkët e bukës është një nga traditat më të pëlqyera të fesë islame.

  • Papa Françesku u takua me Sulejman ef. Rexhepi-n (FOTO)

    Papa Françesku u takua me Sulejman ef. Rexhepi-n (FOTO)

    Me rastin e vizitës së Papës Françesku në Maqedoni me ftesën e Kishës Katolike të bërë në emër të udhëheqësit shpirtëror të botës katolike Reis ul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi bashkë me krerët tjerë të bashkësive fetare morri pjesë në takimin që u mbajt sot në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup.

    Gjatë vizitës në shtëpinë përkujtimore Papa Françesku pas lutjes personale drejtuar shenjtores Nënë Terezë u ndal në një takim dhe u përshëndet përzemërsisht me përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend.

    Ky takim i Papës Françesku me liderët fetarëtë RMV u vlerësua si shenjë respekti e konsiderate ndaj përbërjes multietnike dhe multifetare të vendit.

  • Aksioni i mëshirës dhe solidaritetit në Gostivar

    Aksioni i mëshirës dhe solidaritetit në Gostivar

    Në ditën e dytë të muajit të bekuar të Ramazanit, pra, të Martën më 07 Maj 2019, Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vazhdon me aksionin e vet për këtë muaj i cili njihet si Mëshira dhe solidariteti, ku në mënyrë të koordinuar bën ndarjen e ndihmave humanitare për familjet skamnore, të pastrehët dhe jetimët në qytetin e Gostivarit, gjegjësisht në Myftininë e Gostivarit.

    Sipas zyrtarëve të kësaj organizate, për këtë muaj të bekuar janë planifikuar të shpërndahen mbi 200 tonelata ndihma. Ashtu si edhe vitet e kaluara këto aksione mbështeten nga muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhe këshillat e xhamive në tërë vendin, të cilat fillimisht përpilojnë lista të skamnorëve dhe më pas ato ndihma shpërndahen sipas këtyre listave në tërë territorin e vendit tonë.
    Në ditën e parë të Ramazanit, OH Hilal filloi aksionin humanitar në myftininë e Shkupit, ndërsa ky aksion vazhdon në Myftininë e Gostivarit ku Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti i dorëzoi 9 tonelata ndihma Myftiut të Myftinisë së Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, i cili në prezencë të mediumeve lokale falënderoi publikisht Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi për angazhimin e palodhshëm në sferën e humanitetit dhe sigurimin e ndihmave për skamnorët e tërë territorit të Maqedonisë së Veriut, e posaçërisht skamnorëve dhe jetimëve të qytetit të Gostivarit. Efendi Fetahu gjithashtu falënderoi OH Hilal dhe Kryetarin Dauti për, siç tha ai, këto ndihma mase të nevojshme për skamnorët e Myftinisë së Gostivarit.

    Me këtë rast Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti falënderoi Drejtorinë e Vakufit të Republikës së Turqisë e cila si çdo vit po bashkëpunon me BFI dhe na dhuron nga 5 mijë pako ndihma humanitare për nevojtarët e kategorive të ndryshme në Maqedoni. Gjithashtu, ai falënderoi edhe fabrikën e ujit Kozhufçanka për mbështetjen disa vitëshe.

    Efendi Dauti para mjeteve të informimit deklaroi se: “Sot në ditën e dytë të muajit të bekuar të Ramazanit ndodhemi në Myftininë e Gostivarit, dhe i jemi përgjigjur kërkesës së kësaj Myftinie dhe listave të përpiluara paraprakisht, për të ndihmuar skamnorët dhe jetimët që gravitojnë në këtë Myftini, ku edhe ndamë 9 tonelata ndihma. Aksionet e tilla do të vazhdojnë çdo ditë përgjatë tërë muajit të Bekuar të Ramazanit, ku ne si organizatë këto ndihma do t’i shpërndajmë nëpër të gjitha myftinitë në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Njëherit dua të falënderoj Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi, që vazhdimisht na jep mbështetje të fuqishme, kurajë dhe vullnet që këto ndihma të shkojnë në vendin e duhur, pra tek skamnorët dhe të gjithë ata që kanë nevojë”.

    Menjëherë pas dhënies së deklaratave për mediumet, në një transparencë të plotë para kamerave televizive, Myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu dhe Kryetari i OH Hilal filluan të ndajnë ndihmat për skamnorët të cilët paraprakisht ishin njoftuar dhe planifikuar. Ndihmat e tilla humanitare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit janë më se të nevojshme për skamnorët, sepse duke parë që varfëria po merr hov të madh nëpër popullatën muslimane, kushtet e vështira dhe papunësia e madhe, jemi të bindur se këto ndihma sado pak do të zbutin varfërinë tek shumë familje skamnore.

    Ashtu siç u përmend më herët, OH Hilal për gjatë muajit të Ramazanit ka planifikuar aksione të pandalshme ku do të bëhet shpërndarja e 200 tonelatave ndihma, të cilat kapin një shumë prej 420 000 euro.

  • Hapet xhamia ‘‘Karshiaka’’ në Batincë të Shkupit

    Hapet xhamia ‘‘Karshiaka’’ në Batincë të Shkupit

    Më 2 maj me një manifestim rasti, u bë hapja solemne e xhamisë së re “Karshiaka” në fshatin Batincë të Shkupit, komuna e Studeniçanit.

    Në hapjen solemne të Xhamisë mori pjesë kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi; Myftiu i Myftinisë së Shkupit, mr. Qenan ef. Ismaili; Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Irsal ef. Jakupi; Myftiu i Myftinisë së Tetovës, prof. dr. Qani ef. Nesimi; Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu; Myftiu i Myftinisë së Kërçovës, Murat ef. Huseini; Myftiu i Myftinisë së Strugës, mr. Salim ef. Sulejmani; Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku dhe shumë hoxhallarë e mysafirë.

    Programi filloi me fjalën e Zotit – recitimin e ajeteve kuranore nga përgjegjësi i Institutit të Hifzit, hfz. Xhemail ef. Nuhiju. Pasoi fjala mirëseardhëse nga kryetari i Këshillit Iniciues, njëherësh edhe muteveli, haxhi Ahmet Demiri, i cili dha një rezyme të shkurtër rreth historikut të kësaj xhamie që nga themelimi i saj e deri në ditët tona.
    Fjala përshëndetëse, në cilësinë e nikoqirit të organizimit, ishte për Myftiun e Myftinisë së BFI së RMV-Shkup, mr. Qenan ef. Ismaili.

    Para të pranishmëve me fjalë rasti u paraqit Kryetari i BFI së RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili i përgëzoi banorët e kësaj ane dhe të gjithë besimtarët për këtë arritje, që edhe një vend xheneti në tokë u ndërtua me kontributin e tyre.

    Duanë në fund të ceremonisë e bëri Myftiu i Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu, pas së cilës pati tekbire dhe prerje të shiritit.

    Lusim Allahun (xh. sh.) që kjo xhami të luajë rolin e një qendre ku do të mësohet Islami i pastër i trojeve tona.

  • Apelon BFI:Të dielën të votojmë për NATO dhe BE!

    Apelon BFI:Të dielën të votojmë për NATO dhe BE!

    Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 30 prill, para rrethit të dytë të Zgjedhjeve presidenciale 2019, u është drejtuar zgjedhësve myslimanë me këtë Apel:

    -Të dielën, më 5 maj, besimtarët myslimanë duhet të dalin masOvisht dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare të votës për më shumë të drejta, për shtet ligjor dhe demokratik, për të drejta fetare dhe kombëtare për të gjithë popujt që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, për anëtarësim në NATO dhe në BE, rrugë të cilën si besimtarë dhe si BFI e kemi trasuar me vite, në vazhdimësi.

    Të gjithë votuesit, pa përjashtim, e kanë formuar bindjen e tyre dhe tashmë e dinë se për cilin kandidat të votojnë. Duke votuar për vlerat evropiane dhe amerikane, të gjithë zgjedhësit vihen në krah të forcave që ia duan të mirën këtij vendi, që e duan lirinë dhe pavarësinë, që e duan paqen me vetveten dhe me Zotin.

    BFI vazhdimisht ka bërë dhe bën thirrje që besimtari i saj, krahas lidhjes me Zotin, të jetë në lidhje edhe me rrethin, me shoqërinë, jo për t’u bërë vegël e ndokujt, por për të pritur prej faktorëve vendimmarrës më të mirën për vetveten dhe për ummetin mysliman. Lidhja me Evropën e përparuar dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi thellë të bindur, do të sigurojë një të sotme dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë besimtarët, pavarësisht se cilës fe i takojnë. Besimtarët islamë të Maqedonisë së Veriut – shqiptarët, turqit, torbeshët, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët dhe gjithë të tjerët presin shumë nga Presidenti i tyre i ardhshëm, presin shumë nga puna dhe vendimet e tij, prandaj ata krejt lirshëm, ashtu siç u ka hije, të dielën, më 5 maj 2019, të dalin dhe të votojnë duke shfrytëzuar të drejtën dhe obligimin e tyre kushtetues.

    Rijaseti i BFI në RMV

    Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi

  • Mexhiti: Politika më larg bashkësive fetare

    Mexhiti: Politika më larg bashkësive fetare

    Maqedonia është shtet sekular dhe autonomia e bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të respektohet, ky është qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim për ndodhitë e fundit në BFI deklaroi nënkryetari i BDI-së dhe shef i Shtabit Qendror për zgjedhjet presidenciale Izet Mexhiti në një intervistë për TV 1.

    “Unë i kam 42 vjet dhe deri më tani skam dëgjuar se gjykatat të shkarkojnë dhe emërojnë kreun e bashkësive fetare. Ne respektojmë autonomin e BFI-së dhe të gjitha bashkësive fetare që janë në vendin tonë dhe ata kanë organet e tyre të brendshme. Të gjitha institucionet, por dhe politika më larg bashkësive fetare dhe nëse dëshirohet që të ketë ndonjë rend atëherë duhet të fillojmë prej te Kisha Ortodokse e Maqedonisë së Veriut dhe pastaj në bashkësitë tjera fetare”, tha Mexhiti në një intervistë për TV1