Tag: dimitrov

  • Dimitrov për vizitë pune në Bruksel

    Dimitrov për vizitë pune në Bruksel

    Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër dhe pasnesër do të jetë për vizitë zyrtare në Bruksel.

    Siç kumtojnë nga MPJ-ja, ministri Dimitrov nesër do të marrë pjesë në mëngjes pune me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe të MPJ-së së Shqipërisë, në organizim të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

    “Mëngjesi i punës, pak para mbajtjes së Këshillit të punëve të jashtme të BE-së do të paraqet mundësi që ministri Dimitrov t’i njoftojë homologët e tij për ngjarjet e fundit në vend, me theks të veçantë prioritetet lidhur me sundimin e së drejtës si dhe zbatimi i marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë”, theksojnë nga MPJ-ja.

    Në kuadër të vizitës në Brukse, ministril Dimitrov do të takohet edhe me Oliver Verhajn, eurokomesar për zgjerim si dhe me shefin e kabinetit të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, si dhe me shefin e kabinetit të kryetares së KE-së, Ursula Fon der Lajen.

    Nga MPj njoftojnë se janë parashikuar takime edhe në Parlamentin Evropian me kryetarin e grupit Rindërtimi i Evropës, Doçijan Polos dhe me shumë eurodeputetë tjerë.

  • Dimitrov komenton raportet me Shqipërinë për datën

    Dimitrov komenton raportet me Shqipërinë për datën

    “Kemi interes shtetëror që Shqipëria fqinje të bëj hap përpara, ne jemi fqinj të mirë, ajo është e mirë për ne, para së gjithash për Tiranën, por edhe për atmosferën e përgjithshme dhe situatën gjeopolitike të Ballkanit.

    E dyta, procesi i qasjes është proces i cili është i fokusuar në arritjen individuale dhe nëse bëni një grup të shteteve rrëzohet logjika e kushtëzimit të procesit dhe e treta, nuk guxojmë të lejojmë një të jetë viktimë e tjerave, dy është më mirë se një, megjithatë një është më mirë se zero, që është mossukses edhe për vet BE-në dhe mund të rrënojë politikën e zgjerimit”, theksoi ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, pas takimit sot në Shkup me shefin e diplomacisë austriake, Aleksandër Shalenberg. Dimitrov ka thënë se skenari më i mirë i mundshëm është që të dy vendet të fillojnë negociatat, por nëse liderët e BE-së vlerësojnë se Shqipëria nuk ka bërë reformat e nevojshme, atëherë vendi nuk duhet të jetë viktimë e asaj.

    Shefi i diplomacisë austriake theksoi se vendi i tij do të angazhohet fuqishëm që të dy vendet të marrin datë për negociata, por ka thënë se është reale edhe skenari që Shqipëria të mos merr datë.

    I pyetur se sa është e mundur që Këshilli Evropian javën e ardhshme t’i ndajë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa i përket datës së negociatave, ai tha se nuk dëshiron të gjykoj për diskutimet që do të zhvillohen deri atëherë

  • Dimitrov: Pa perspektivën e BE-së në tetor do të forcohen forcat nacionaliste

    Dimitrov: Pa perspektivën e BE-së në tetor do të forcohen forcat nacionaliste

    Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa paralajmëron për rreziqet që i kanosen Maqedonisë së Veriut nëse BE nuk ndan datë për fillim të negociatave në tetor.

    “Nëse nuk kemi perspektivë, ndërsa ai është investimi në tetor, do të dobësohemi, ndërsa spektikët, forcat nacionaliste dhe populistët do të forcohen, ajo do t’u ndihmojë atyre që dyshojnë në projektin evropian, ai orientim strategjik, derisa vendimi pozitiv do të na ndihmojë të themi se punët janë në duart tona”, ka deklaruar Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel, javën e kaluar.

    Në bisedën, Dimitrov ka ndarë optimizmin për vendimin e Këshillit të 15 tetorit dhe konsideron se vendi ka “argumente shumë bindëse”, para së gjithash “progres i dukshëm drejt demokracisë së vërtetë evropiane” si dhe arritje e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

    “Kemi vesh për shqetësimin e disa vendeve anëtare rreth saj se si procesi i qasjes të bëhet më i ashpër dhe më shumë i orientuar në ndryshim që është në zemrën e interesit të popullatës në rajon”, ka thënë ministri i jashtëm.

    Sa i takon anulimit të vendimit për datë në qershor të këtij viti, Dimitrov konsideron se ministrat nuk kanë pasur mjaft kohë të rishikojnë progresin në katër sfera kyçe, definuar në qershor 2018, shkaku i afatit të shkurtër midis shpalljes së raportit të KE-së dhe mbajtjen e Këshillit të BE-së.

    “Të gjitha parashikimet tani janë kthyer në mesin e tetorit, mendoj se investimi është ashtu që ka parashikime serioze në kryeqytetet për mënyrën të rrëmbehet ky rast në momentin kur nuk ka shumë shanse për sukses”, shpjegon Dimitrov.

    Në rast, Maqedonia të mos merr dritë të gjelbër këtë herë, pas katërmbëdhjetë vitesh status kandidat, ministri paralajmëron: “Nuk do të jetë lehtë për mua si ministër të kthehem në shtëpi pas tetorit dhe të them se do të vendosin vitin e ardhshëm, na duhet karburant politik që të vazhdojmë të ecim përpara”.

    Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut tërësisht e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, por që vendi nuk guxon të jetë viktimë e logjikës së vënies së vendeve në pako dhe rikujton se procesi është i bazuar në meritë individuale.

    I pyetur se çka mendon për propozimin e ri të komisarit për zgjerim të presidentes së KE-së, ish ministrit hungarez të Drejtësisë, Laslo Troçanji, Dimitrov nuk fsheh se Maqedonia ka kontest me Hungarinë rreth azilit të ish kryeministrit të gjykuar, Nikolla Gruevski.

    Por, shton ministri, me rëndësi është që dy shtetet të bashkëpunojnë për interesa të përbashkëta edhe krahas dallimeve.

    “Jemi të inkurajuar dhe i vlerësojmë porositë e presidentet së zgjedhur lidhur me rajonin tonë, interesin e saj dhe vlerësojmë se në KE është me të vërtetë me rëndësi të ballafaqohen dy shtyllat në të cilën bazohet anëtarësimi i suksesshëm”, tha ai.

    Ai thekson se kolegji i eurokomisarit pas dëgjimit në Parlamentin Evropian, do të jetë i kujdesshëm të ballafaqohen këto dy shtylla.

  • Dimitrov: Kemi shans historik në tetor të marrim datë për negociata me BE-në

    Dimitrov: Kemi shans historik në tetor të marrim datë për negociata me BE-në

    Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov gjatë qëndrimit të dy ditëve të fundit në Paris ka shprehur optimizmin se vendi pret datën për fillimin e negociatave me BE-në. “Marrja e një vendimi pozitiv për të filluar negociatat e pranimit me BE-në është të pranosh dhe të vlerësosh konkretisht rezultatet dhe arritjet e dukshme, të cilat njëkohësisht do të krijojnë impuls të ri për ne, për të gjithë rajonin dhe BE-në”, theksoi Dimitrov, i cili ka zhvilluar takime me Amelie de Montschallen, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, si dhe me Coleman Bon, këshilltar i Evropës për kabinetin e Presidentit Emmanuel Macron.

    Sipas tij, me Marrëveshjen e Prespës është arritur kompromis i vërtetë evropian me siç tha miqtë grekë në një rajon ku nuk ka ndonjë kompromis. “Qëllimi ynë është të bëhemi një vend evropian, që do të thotë, mbi të gjitha, sundimi i ligjit.

    Kemi një shans të madh të suksesit të ndërsjellë në tetor”, theksoi Dimitrov, duke shtuar se kjo mundësi historike duhet të përdoret dhe në tetor vendi të marrë një vendim për të filluar negociatat e pranimit me BE.

  • Dimitrov: Të sigurohet atmosferë për zbardhjen e rastit “Reket”

    Dimitrov: Të sigurohet atmosferë për zbardhjen e rastit “Reket”

    Duhet të sigurohet një atmosferë politike dhe hapësirë për një hetim të vërtetë që të zbardhen të gjithë gjërat që dolën në dritë me rastin “Reket”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistë për TV21.

    Ai theksoi se hetimi duhet të jetë i plotë, i paanshëm, për shkak se s’ka asnjë njeri mbi ligjin pa dallim të pozicionit, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme për vendin.

    “Është fakt që kemi skandal, fakt është se ky hetim është tepër i rëndësishëm dhe mendoj se duhet të bisedojmë për këtë asht siç duhet të flasim edhe për ligjin për prokurorinë publike”, tha shefi i diplomacisë

    Ai nuk pret që e gjithë kjo të ndikojë në proceset euroatlantike.

    “Mendoj se kemi mundësi në tetor, mendoj se do të na ndihmojë nëse japim dëshmi dhe argumente se çfarë kemi bërë, mundësitë rriten”, shtoi Dimitrov duke shtuar se duhet të përfundojë koha e mosrespektimit të ligjit dhe prandaj rasti “Reket” duhet të zbardhet, sepse edhe vetë PSP-ja u formua që të luftojë mosrespektimin e ligjit.

  • Nesër në Sofje takim i parë i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë

    Nesër në Sofje takim i parë i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë

    Mbledhja e parë e Komisionit të përbashkët ndërqeveritar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë do të mbahet nesër konform obligimeve të cilat dalin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nënshkruar mes dy vendeve në gusht 2017.

    Me Komisionin siç informojnë në MPJ do të bashkëkryesojnë ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministrja e jashtme e Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

    Në kuadër të programit të Komisionit ndërqeveritar siç informojnë nga MPJ janë paraparë takime bilaterale të ministrave Dimitrov dhe Zaharieva si dhe takime të homologëve të resorit të ekonomisë, mbrojtjes, pushtetit lokal, arsim dhe shkencë, transport dhe lidhje ku do të flitet për progresin e arritur në bashkëpunim në këto sfera, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, ndërsa do të bisedohet edhe për aktivitetet dhe projektet ardhshme.

  • Dimitrov për Politiko: Kredibiliteti i BE-së është në pyetje

    Dimitrov për Politiko: Kredibiliteti i BE-së është në pyetje

    Politiko Evropa në edicionin e sotëm i analizon përpjekjet e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që t’i bind vendet anëtare dhe posaçërisht presidentin francez Emanuel Makron të miratojnë datë për negociata me BE-në në afatin sa më të shkurtë.

    Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në bisedë me Politiko Evropa, thotë se detyra e tij në këtë pikëpamje është t’i bëhet me dije Francës se do të jetë vështirë të shihet si vend, i cili ka ambicie ta udhëheq Evropën, e në të njëjtën kohë i lëshon mundësitë për sukses në Evropë.

    Makron, sipas Politiko Evropa, është një nga liderët evropianë të cilët duhet të binden në Këshillin e ardhshëm të BE-së të miratojnë dritë të gjelbër për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por, potencoi gazeta, pala franceze ende nuk ka ndërmarrë qëndrim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

    Siç shkruan autori, për Maqedoninë është posaçërisht me rëndësi që këtë vit të marrë datë për negociata, duke e marrë parasysh përpjekjet e bëra në zgjidhjen e kontestit për emrin, i cili një dekadë e ka penguar rrugën euroatlantike të vendit.

    Në bisedën me Politiko Evropa, Nikolla Dimitrov përkujton se politika e zgjerimit është tregues për fuqinë e tërheqjes së Bashkimit Evropian.

    “Kemi arritur t’i vendosim vendet anëtare në fokus dhe të krijojmë atmosferë ku do të jetë pothuaj turpshëm t’i thuhet jo dosjes së Maqedonisë së veriut këtë vit, pasi që refuzimi e rrezikon seriozitetin e BE-së ndaj rajonit, i cili është gjeografikisht në Evropë dhe i rrethuar me vende anëtare të BE-së, ashtu që në pyetje tani është kredibiliteti i BE-së”, thotë Dimitrov.

    Por, sipas burimeve diplomatike në Paris, në të cilat i referohet autori i tekstit, Franca ende nuk ka qëndrim të qartë për atë nëse do të miratojë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ose vetëm me një nga të dyja, as kur.

    “Çdoherë kemi qenë të qartë se përshpejtimi është i rrezikshëm pasi ka hipokrizi, u japim këtyre vendeve ndjenjë se nesër do të jenë në Evropë, kur në të vërtetë për këtë u duhet shumë kohë, dhe i japim përshtypje opinionit se ka vetëm poltikë të zgjerimit në vend të thellimit të BE-së fillimisht”, thotë diplomati nga Pallati i Eliseut për Politiko Evropa.

    Sipas politiko, Parisi ka porositur se vendimi për negociatat me Maqedoninë do të arrihet në “mënyrën francezo-gjermane”, respektivisht se dy vendet udhëheqëse në BE do të tentojnë të gjejnë kompromis për këtë çështje në kuadër të diskutimeve më të gjera për Bashkimin Evropian.

  • Osmani dhe Dimitrov: Negociatat me BE-në do të fillojnë sivjet

    Osmani dhe Dimitrov: Negociatat me BE-në do të fillojnë sivjet

    Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani të cilët dot u takuan me ministrin belg të Punëve të Jashtme, Didie Rejnders, për MIA-n thonë se kanë marrë sinjale të qarta se pa dallim të orarit të vendimit, faza e parë e negociatave me BE-në do të fillojë këtë vit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

    Për zëvendëskryeministrin Osmani “nuk ka dilemë se fillojmë këtë vit”, gjegjësisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në muajin dhjetor. Qeveria e Maqedonisë, megjithatë, insiston që vendimi nga pala evropiane të sillet në qershor ose korrik.

    “Ne insistuam në samitet qershor-korrik sepse tani më hyjmë në një periudhë avancuese dhe për shkak të Bregzitit i cili është shtyrë për në tetor dhe zgjedhjet greke, Komisioni i ri Evropian, ngjarje të cilat e bëjnë procesin më pak të parashikueshëm, prandaj është insistimi ynë dhe kemi numër të madh të vendeve anëtare të cilat na mbështesin në këto përpjekje tonat se duhet të shfrytëzohet kjo periudhë. Edhe pse dilema a do të jetë sivjet ose jo, nuk ekziston dhe nuk e kemi dëgjuar as nga vendet anëtare më skeptike”, ka thënë Osmani për MIA-n.

    Inkurajime të ngjashme ka marrë edhe ministri i Punëve të Jashtme gjatë takimeve me vendet anëtare, ka thënë ai.
    “Ka konsensus të paktën pas dyerve të mbyllura, ka njohuri sa është i madh investimi, jo vetëm për ne por për politikën e BE-së ndaj Ballkanit. Në të kundërtën ‘mesazhi do të ishte se BE-ka nuk jep perspektivë evropiane për rajonin tonë. Tani duhet të luftojmë që kjo të jetë me më pak rreziqe, prandaj duam që ky vendim të jetë para pushimeve’”, thotë Dimitrov.

    Edhe pse Dimitrov parashikon se nuk duhet të bëhesh “peng” i datave qershor dhe korrik për shkak se çdo vend njeh pengesa dhe procedura personale vendore, megjithatë BE-ja duhet të ketë në mendje se çdo shtyrje sjell rreziqe politike për Maqedoninë e Veriut.

    “E jona është dhe prandaj po vrapojmë aq shumë pas vendeve anëtare, për të sqaruar sa është e rëndësishme që të respektohet fjala e BE-së. Pasi BE-ja tha qershor 2019, e jo ne. Njëkohësisht nuk duhet të jemi peng, për ne është shumë me rëndësi t’i fillojmë negociatat, sesa nëse vendimi do të sillet në qershor ose korrik e madje edhe në vjeshtë. Me rëndësi e kemi sivjet, pas 14 vitesh, të hyjmë në fazën në të cilën tani janë Mali i Zi dhe Serbia dhe kemi garë të reformave me këto vende”, thotë ministri Dimitrov.

    Për të, rreziku nga shtyrja para së gjithash është politike.
    “Me siguri opozita do të tentojë ta shfrytëzojë këtë, këtë e bëtë, këtë nuk e morët. do të ketë sulm dhe ky do të jetë inkurajim i forcave politike që na sollën deri në gjendje të cilën Komisioni Evropian e definoi si shtet të harruar, ky do të jetë implikim politik i mosnjohjes së këtij suksesi”, thotë shefi i diplomacisë, Dimitrov, duke shtuar se bëhet fjalë sivjet për një raport të “jashtëzakonshëm” në të gjitha sferat kyçe të cilat i analizon Komisioni Evropian.
    Ministri u përqendrua edhe në kritikat e opozitës ndaj procesit evropian të cilin e zhvillon qeveria, kritika të cilat i vlerëson si të paturpshme.

    “Kur prej atje dëgjoj një lloj të tillë kritikash të agjendës evropiane, me respekt të plotë dhe kërkim falje ndaj opinionit, nuk mund ta trajtoj këtë si pafytyrësi dhe të paturpshme sepse ato nuk reduktojnë në një shtet të harruar, gjegjësisht institucione që i shërbejnë një njeriut. Ky ishte raport në vitin 2016”, mendon kështu Dimitrov.
    Dhe për të mos pasur përgjegjësi, mes tjerash, mendon ai, është krijuar atmosferë me ditën më të zymtë të 27 prillit kur u sulmua Kuvendi.

    “Derisa atje nuk u pastrua tërësisht dhe nuk kalohet përmes katarzës të thuhet ‘kjo ishte dita më e zymtë, duket përgjegjësi për të gjithë’, prej ku reflektim moral për agjendën evropiane, si në këto dy vite, nga të bllokuar në baltë, arritëm në shembullin e ndritshëm për tërë rajonin”, shton Dimitrov për MIA-n.

    Procesi i vendimmarrjes, i cili tani është tërësisht në duart e vendeve anëtare të BE-së është delikat nga aspekti politik dhe teknik për disa prej tyre. Përveç rezervave të njohura franceze, këtu janë edhe vështirësitë për parlamentin gjerman për ta miratuan vendimin për fillimin e negociatave me vendin tonë në një afat kaq të shkurtër kohore, sepse është paraparë vetëm një seancë në dy ditët e para të qershorit, ndërsa Këshilli i ministrave të BE-së në të cilin duhet të vendos për negociatat mbahet më 18 qershor.

    “Prej këtu vendet anëtare shqyrtojnë opsione të ndryshme si të tejkalohen ato barriera teknike, por në përgjithësi flasim edhe me Bundestagun për domosdoshmërinë për sjelljen e vendimit tani për shkak të vetë procesit”, sqaron zëvendëskryeministri Bujar Osmani për MIA-n.

    Opsioni për përçarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut edhe më tej është në qarkullim. Edhe pse nga pala maqedonase mendohet se skenari ideal është që dy vendet të shkojnë përpara, është shumë me rëndësi që vendi të mos jetë viktimë e kalkulimeve të tilla dhe para së gjithash secili prej tyre të vlerësohet sipas meritave të tyre.

    “Përshtypja është se tregimi ynë është aq i fuqishëm saqë askush nuk mund ta injorojë, jo vetëm se paraqet rilindje të idesë evropiane, por edhe pasi që bëhet model të cilin duhet ta ndjekin vendet tjera dhe nëse nuk sendërtohet narativi i tillë, nuk do të mund të shfrytëzohet si model për vendet tjera në rajon për t’u inkuadruar ndaj stabilizimit dhe bashkëpunimit”, shton Osmani për MIA-n.

    Vendimi për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut do të mund më herët të sillet më 18 qershor në Luksemburg kur do të mblidhen ministrat e punëve të jashtme dhe evropiane. Vitin e kaluar vendimi është shtyrë për shkak të kundërshtimit të Francës, Holandës dhe Danimarkës.

  • Mbështetje e fuqishme nga Italia për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

    Mbështetje e fuqishme nga Italia për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

    Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Italisë, mbajtën takim me Ministrin për Punë të Jashtme, Enco Moavero Milanezi, si dhe Kryetarin e Komitetit për Marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor në Senatin italian, Luçano Dalfonso.

    “Sjellim lajme të mira nga Shkupi, Raport i Komisionit Evropian që pasqyron me saktësi përparimin reformues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me një mesazh të qartë dhe pa hamendje nga ana e Komisionit, për gatishmërinë e plotë të vendit për fillimin e negociatave” theksoi Osmani deri tek bashkëbiseduesit. Në vazhdim, referoi edhe për përparimin reformues në fushat kyçe që janë pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian nga viti i kaluar, që synojnë në përmbushjen e plotë të detyrimeve të ndërmarra, si bazë për fillimin e negociatave me Unionin këtë vit.

    Me Raportin fituam edhe një konfirmim të fortë dhe shumë të rëndësishëm që Maqedonia e Veriut është duke shkuar në rrugën e duhur. Jemi krenar për të arriturat. Njohja e suksesit tonë, me fillimin e negociatave të pranimit këtë vit, do të jetë një mesazh inkurajues dhe i qartë për të gjithë rajonin, por gjithashtu edhe konfirmim i besueshmërisë dhe ndikimit të BE-së në Ballkan. Sigurisht, mbështetja nga Italia dhe vendet tjera anëtare do të jetë vendimtare për një vendim pozitiv nga Këshilli Evropian. Siç thotë edhe thënia italiane – të jemi bashkë është fillimi, të mbahemi së bashku është përparim, ndërsa të punojmë së bashku është sukses. Ne do të vazhdojmë të punojmë që suksesi ynë të jetë i përbashkët me miqtë tanë nga BE”, theksoi Dimitrov.

    Në takimet në Romë, ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov, shprehën mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga ana e Italisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke marrë bindje të forta nga ana e Ministrit Milanezi dhe Senatorit Dalfonso, se Italia mbetet e përkushtuar në integrimet evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, me mbështetje të fuqishme për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prag të samitit të ardhshëm të qershorit në BE.

    Nga Italia, Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, vazhdojnë në vizitë bilaterale në Mbretërinë e Belgjikës, , ku do të takohen me Ministrin për Punë të Jashtme dhe çështje evropiane, Didie Rejnders.

  • Dimitrov në takim të vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor

    Dimitrov në takim të vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor

    Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimtirov, me ftesë të ministrit sllovak të Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak, sot në Bratisllavë do të marrë pjesë në Takimin ministror të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor.

    Grupi i Vishegradit – V4, të cilin e përbëjnë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria është mbështetës tradicional i perspektivës evropiane të Ballkanit. Konfirmim për këtë, ceket në kumtesën e MPJ-së, paraqet edhe mbajtja e takimeve të rregullta vjetore në këtë format, mes ministrave të jashtëm të V4 dhe Ballkanit Perëndimor.
    Takimi i sivjetmë në Bratisllavë mbahet në suaza të kryesimit sllovak me Grupin e Vishegradit.

    Temat të cilat do të jenë lëndë e diskutimit në takim janë avancimi i procesit reformues dhe eurointegrues të vendeve nga Ballkani Perëndimor – mësimet e nxëna, ndërkaq do të bisedohet edhe për të ardhmen e përbashkët evropiane në kontekstin e ri gjeopolitik.