Tag: dimitrov

  • Dimitrov: Brukseli duhet ta njohë dhe ta shpërblejë tregimin e suksesshëm

    Dimitrov: Brukseli duhet ta njohë dhe ta shpërblejë tregimin e suksesshëm

    Maqedonia e Veriut pret të marrë dritë jeshile nga BE-ja dhe sivjet t’i fillojë negociatat për anëtarësim, thotë shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në një intervistë për “Fajneshëll Tajms”. Mendon se Brukseli duhet ta njohë tregimin e suksesshëm dhe të mos i hedhë poshtë aspiratat e Shkupit për eurointegrim, sepse në të kundërtën do të rrezikonte ta humbasë ndikimin e Ballkanit dhe do t’i përforconte rivalët në rajon.

    “Kur ekziston një shembull i mirë (për inkuadrim në negociata), ai duhet të njihet dhe të shpërblehet. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë fuqia e BE-së bëhet e dobët”, thotë Dimitrov, duke theksuar se Ballkani Perëndimor tani është “skenë e garës gjeopolitike” në të cilën janë të përfshirë Pekini dhe Moska.

    Sipas tij, nëse Evropa nuk mund të bëjë dallim në Ballkan, atëherë vështirë është të mendohet si kjo do të bëjë dallim në një vend tjetër.

    “BE-ja do ta humbasë ndikimin e Ballkanit Perëndimor dhe do të rrezikojë t’i përforcojë rivalët siç janë Rusia dhe Kina nëse nuk e lejon ‘rastin bindës’ të Maqedonisë së Veriut dhe nuk solli vendim për të filluar negociata për inkuadrimin e vendit. Do të jetë e vështirë të bisedojnë me kokën lartë për lidhje të përhershme më të afërta midis Brukselit dhe rajonit, nëse vendet-anëtare të BE-së nuk arrijnë ta konfirmojnë vendimin për fillimin e procesit të inkuadrimit”, thekson Dimitrov.

    “Fajneshëll Tajms” përkujton se mbetet të shihet nëse Franca, Gjermania dhe Holanda do t’i mbështesin argumentet e shumë diplomatëve evropianë se vendi ballkanik i ka plotësuar obligimet, duke e përfshirë edhe marrëveshjen për emrin me të cilën iu dha fund kontestit shumë vjeçar me Greqinë.

    Dimitrov thotë se nuk mund lehtë ta kuptojë shqetësimin tek disa në BE dhe thekson se Maqedonia e Veriut krijoi atmosferë në të cilën do të ishte pothuajse e turpshme të mos arrihet konsensus për rastin e saj.

    Përkujton se vendi ka bërë “kthesë të dukshme në të mirë” me zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe thellimin e reformave. Mendon se vendet e BE-së sivjet nuk mund vetëm ta injorojnë rastin tonë dhe të mos i njohin tregimet e suksesshme, sepse ato sot janë shumë.

    Dimitrov paralajmëroi se refuzimi nga ana e BE-së do ta prishë kredibilitetin e qeverisë në Shkup dhe do t’i përforcojë forcat nacionaliste . Kjo do të jetë dekurajuese edhe për ata të cilët tentojnë t’i zgjidhin kontestet tjera të rëndësishme bilaterale me të cilin përballet rajoni pas rrëzimit të Ish-Jugosllavisë, thonë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov për “Fajneshëll Tajms”.

  • Dimitrov: Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet

    Dimitrov: Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet

    Vendi im sot, Maqedonia e Veriut, është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet dhe mbështetet nëse dëshirojmë ta bëjmë dallimin. Leksioni më i madh i mësuar prej të gjithë kësaj është se ne mund ta bëjmë dallimin.

    Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në fjalimin e djeshëm në Bundestagun gjerman në debatin “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit: arritja, sfidat dhe perspektivat”, videoja prej së cilit është vendosur në profilin e tij të fejsbukut.

    “Edhe krahas situatës së rëndë politike në Evropë sot, zgjedhjet evropiane të ardhshme, të gjitha çështjet të cilat lidhen me atë, thjeshtë nuk e kemi luksin të mos kemi sukses në krijimin e tregimeve të suksesshme. Vendi im Maqedonia e Veriut sot është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet dhe mbështetet nëse duam të bëjmë dallimin.

    Leksioni më i madh i mësuar prej të gjithë kësaj është se ne mund ta bëjmë dallimin. Asgjë prej kësaj, as pajtimi, as Marrëveshja e Prespës nuk ishte e pashmangshme. Përkundrazi, ndodhi pasi ne atë e bëmë, së bashku me lidershipin në Athinë”, tha Dimitrov.

    Shefi i diplomacisë paraprakisht në Berlin kishte takim me Jan Heker, këshilltar i Punëve të Jashtme i kancelares, Angela Merkel dhe me deputetin Metin Hakvardi në të cilat ka kërkuar njohjen e suksesit të Maqedonisë nga BE-ja me çka Unioni do ta rrisë ndikimin e BE-së në Ballkan, ndërsa është folur edhe për reformat për fqinjësi të mirë, për nevojën që BE-ja ta konfirmojë suksesin e përbashkët duke e motivuar të gjithë rajonin.

    Debatin në Bundestag e organizuan grupet parlamentare të të Gjelbërve dhe të seksionit gjerman të Unionit të Federalistëve evropianë, në të cilin bëjnë pjesë deputetë të katër partive politike – CDU/CSU, Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe Liberalët.

  • Osmani, Hysa dhe Dimitrovi mirënjohje për kontributin e tyre në proceset integruese të vendit dhe rajonit

    Osmani, Hysa dhe Dimitrovi mirënjohje për kontributin e tyre në proceset integruese të vendit dhe rajonit

    Në kuadër të shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në bashkëpunim me Komunën e Çairit këtyre ditëve organizuan edicionin e pestë tradicional, kushtuar kësaj dite të rëndësishme, me moton “Ditët e Evropës”, ku të pranishëm ishin, ministra, diplomatë, gazetarë, profesorë universitarë dhe studentë.
    Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në fjalën e tij të rastit, theksoi rëndësinë e Bashkimit Evropian, dhe përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve euro-atlantike.

    Me këtë rast, drejtori i ISPN, prof. dr. Ylber Sela dhe Kryetari i Komunës së Çairit, prof dr. Visar Ganiu, me mirënjohje dhe me plaketë me portretin e humanistes Nënë Tereza për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm të dhënë në proceset integruese të vendit dhe rajonit i nderuan zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Nikolla Dimitrov, ish-ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysën, gazetaren, Dijana Toska dhe gazetarin nga diaspora Dashnim Hebibi.

    Diplomatit Hysa, çmimi iu nda për mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave demokratike euroatlantike në rajon, për kontributin e dhënë diplomatik në përforcimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për angazhimi e tij për barazinë e shqiptarëve.

    “Ndonëse puna e një ambasadori nuk duket, është e heshtur dhe se kryesisht ajo zhvillohet “prapa perdes”, megjithatë, një mirënjohje e këtillë shpresoj që të jetë vlerësim dhe aprovim i angazhimit tim diplomatik në përforcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje, të cilat ndajnë shumë interesa të përbashkëta”, tha Hysa duke shprehur falënderimin e tij.

    Në kuadër të këtij manifestimi Organizatorët ndanë mirënjohje edhe për studentët për ese më të mirë.

  • Ministri i jashtëm Dimitrov u përmend se do jap dorëheqje, por ja përgjigja e tij?!

    Ministri i jashtëm Dimitrov u përmend se do jap dorëheqje, por ja përgjigja e tij?!

    Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ka demantuar lajmin për tërheqjen e tij nga pozita aktuale. Ai, përgënjeshtrimin e këtyre zērave e bëri përmes një statusi në facebook, duke bërē të ditur se do të vijojë të jëtë shef i diplomacisë maqedonase.

    Zërat për largimin e Dimitrovit u përhapēn sot në media, me ç’rast u aludua se largimi i tij do të ndodh në kuadër tē formatimit të kabinetit qeveritar, që e paralajmëroi kohë më parë shefi i ekzekutivit, Zoran Zaev.

    Pavarësisht të gjitha spekulimeve, deri tani i vetmi që ka dhënē dorëheqje është Asaf Ademi, i cili një ditë më parē, hoqi dorë nga drejtimi i ministrisë së Kulturës.

    Ditëve të ardhshme mbetet të mēsohet pasardhësi i Asaf Ademi, si dhe emrat që do të zëvendēsohen në Qeveri, në kuadēr të formatimit të paralajmëruar nga Zaevi që ai e quajti “fshesa”.

  • Ministri Dimitrov për vizitë pune dyditore në Hagë

    Ministri Dimitrov për vizitë pune dyditore në Hagë

    Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Hagë, Mbretëria e Holandës.

    Siç kumtoi MPJ, Dimitrov në Hagë do të realizojë takime me kolegun holandez Stef Bllok, si dhe me përfaqësues të zyrës së kryeministrit holandez, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe anëtarë të Parlamentit.

    Ministri Dimitrov do të ketë fjalim edhe para Komitetit parlamentar për Çështje Evropiane, ku do të prezantojë progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar dhe gatishmërinë e vendit për fillimin e bisedimeve për inkuadrim me Bashkimin Evropian, në vigjilje të Këshillit të BE-së në qershor.

  • Dimitrov: Suksesi i vendit në eurointegrimet është sukses për tërë rajonin

    Dimitrov: Suksesi i vendit në eurointegrimet është sukses për tërë rajonin

    Shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov i sigurt në perspektivat evropiane të vendit – suksesi në integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut është sukses për tërë rajonin.

    Dimitrov, i cili sot dhe nesër qëndron për vizitë pune në Berlin u shpreh në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se dy ditët e ardhshme janë të rëndësishme për perspektivat evropiane të vendit.

    “Dy ditët e ardhshme, takime të rëndësishme për perspektivat tona evropiane! Kemi argumente, reforma dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Suksesi ynë do të jetë sukses edhe për rajonin dhe BE-në. Jam i bindur në atë, ndërsa do t’i bind edhe të gjithë bashkëbiseduesit në Berlin, shkruajti Dimitrov në Facebook.

    Dimitrov në takimet me përfaqësuesit gjerman do të bisedojë për përparimin e vendit në eurointegrimet.
    Në ditën e dytë të vizitës, siç kumtoi MPJ, Dimitrovit do t’i bashkangjitet edhe zëvendëskryetari për Çështje Evropiane Bujar Osmani, me ç’rast është planifikuar brifing i përbashkët para Komisionit Parlamentar për çështje evropiane në Bundestag, në të cilën do ta prezantojnë përparimin dhe gatishmërinë e vendit për fillim të negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, në vigjilje të Këshillit të qershorit të BE-së.

    Dimitrov pritet sot të realizojë takime me deputetët në Bundestagun gjerman, mes të cilëve edhe me grupin e punës për politikë të jashtme të CDU/CSU, si dhe me përfaqësues të Zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel.
    Janë parashikuar edhe takime me ministrin për Evropë, Mihail Hot dhe lideren e re të CDU/CSU, Anegret Kramp-Karenbauer.

  • Osmani dhe Dimitrov bindin Brukselin për bisedimet

    Osmani dhe Dimitrov bindin Brukselin për bisedimet

    Qeveria po bën përpjekjet e fundit për të bindur vendet anëtare të BE-së për të marrë datë për fillim të negociatave në qershor. Në Bruksel, me ftesë të Greqisë dhe Rumanisë, zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov kanë marrë pjesë në takimin e punës të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare. Në një prononcim për Alsat, Osmani e konsideron takimin të suksesshëm.

    Natyrisht se ka disa prej tyre të cilët do të presin deri sa të dalë raporti në fund të majit për të parë detajet e reformave por edhe për na mundësuar që të shfrytëzojmë ditët në vijim për të realizuar detyrimet shtesë të cilat i kemi marrë para qytetarëve por edhe para vendeve anëtare por në përgjithësi është një klimë e jashtzakonshme pozitive. Mendoj se sot së bashku me ministrin e Jashtëm i dhamë një impakt të rëndësishëm vendimit të tyre final meqë është ky forum i cili në qershor do të marrë vendimin e rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut”- tha Bujar Osmani, zv.kryeministër për Çështje Evropiane.

    Ministri i Jashtëm Dimitrov para homologëve të tij raportohet të ketë thënë se qëllimi i vendit është funksionimi sipas mënyrës evropiane.

    Puna jonë është që t’u bindim se kjo që kemi sot në Maqedoninë e Veriut është mundësi për BE-në. Në dekadën e fundit, Evropa në vazhdimësi ka ndryshuar, duke u bërë në një mënyrë fuqi lëvizëse të cilën duhet ta ndjekim. Por, interesat tonë mbesin të njëjta – na duhet fuqi transformuese në BE për krijimin e Ballkanit evropian, stabil dhe me prosperitet”- theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.

    Maqedonia e Veriut do të presë raportin e progresit në maj të këtij viti, një muaj përpara marrjes së vendimin për datë eventuale për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

  • Dimitrov: Marrëveshja e Prespës, triumf i vetëbesimit të të dyja vendeve

    Dimitrov: Marrëveshja e Prespës, triumf i vetëbesimit të të dyja vendeve

    Procesi i bisedimeve me zgjidhjen është shenjë e vetëbesimit të të dyja vendeve dhe të dy popujve, fitore e shpresës ndaj emocioneve të tjera, tha ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në panel diskutimin e organizuar nga Universiteti i Athinës “Pieras” në të cilin mori pjesë me ftesë të ish shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.

    Dimitrovi tha se “nëse ekziston leksion nga procesi i filluar në qershor të vitit 2017, i intensifikuar në dhjetor të vitit 2017 dhe janar të vitit 2018, ndërsa i finalizuar mes të dyja vendeve në qershor të vitit të kaluar, kjo është fitorja e vetëbesimit të të dyja vendeve, të të dy popujve”.

    “Kjo gjithashtu është fitore e shpresës ndaj emocioneve të tjera, fitore e lidershipit shumëvjeçar mbi politikën ditore. Kjo nuk ndodh shpesh, sepse më së lehti është që të mos preket problemi ose të preket në atë mënyrë që do të të sillte pikë ditore politike. Ajo që ishte e vështirë është që të gjendej zgjidhje, kompromis”, theksoi Dimitrov në fjalimin e tij në panel diskutimin e Mesdheut Juglindor.

    Ministri i Punëve të Jashtme u përqendrua në rajon duke thënë se “tani është koha që rajoni të marrë fatin në duart e tij”, se ka histori të madhe për të cilën të gjithë janë krenarë, por nevojitet që të krijohet e ardhme.
    “Jemi krenarë për historinë tonë, do të jap gjithçka nga vetja, derisa jam në politikë, të jemi krenarë për atë që do të arrijmë sot dhe nesër”, porositi ministri i Punëve të Jashtme.
    Ai tha se të gjitha vendet e rajonit duhet të jenë të bashkuar, të punojnë së bashku, “sepse kështu do të jemi më të fortë”. Ai foli edhe për krizat me të cilat u përball dhe po përballet BE-ja dhe theksoi se “nuk duhet të lejohet që e njëjta t’i ndodhe dhe Ballkanit”, ndërsa për këtë, nevojitet edhe që të krijohen miqësi, të hapen dyer dhe të punohet në demokracinë në brendi të vendeve.

    “I thash kryetarit të Parlamentit se tani duhet se si të zbulohemi mes vete, ne jemi fqinj dhe kemi faqe të bardhë të cilën duhet të fillojmë ta shkruajmë”, tha ministri Dimitrov dhe theksoi se kjo do të jetë faqe pozitive.

    Ministri Dimitrov shfaqi shpresë se zgjidhja e çështjes së emrit do të jetë inspirim edhe për vendet e tjera dhe theksoi se për rajonin nuk ka opsion tjetër alternativ nga perspektiva evropiane.

    Tha se nuk ekziston diskutim i mjaftueshëm për punët dhe problemet aktuale në rajon, siç është largimi i të rinjve, papunësia, sigurimi shëndetësor dhe të ngjashme.
    Në panel diskutimin, së bashku me Dimitrovin morën pjesë edhe ish ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë, Mitov dhe Bushati.

    Në fund të konferencës akademike dyditore i ishte ndarë shpërblim ish shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias, pas çka ai foli para të pranishmëve.

  • ‘Maqedonia është greke’, zëdhënësi i Agimit të Artë shkakton incident gjatë takimit Dimitrov-Vucis

    ‘Maqedonia është greke’, zëdhënësi i Agimit të Artë shkakton incident gjatë takimit Dimitrov-Vucis

    Në parlamentin grek sot kishte një incident gjatë takimit të Ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov me kryetarin e Parlamentit grek, Nikos Vucis, kur zëdhënësi i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, u ndalua nga sigurimi për tu futur në zyrë.
    “Maqedonia është greke”, ka bërtitur ai duke shtuar se edhe shkupjani duhet të dëgjojë.

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=22&v=229U8pOqxvk

  • Dimitrov: Greqia dhe Maqedonia e Veriut aleatë të natyrshëm

    Dimitrov: Greqia dhe Maqedonia e Veriut aleatë të natyrshëm

    Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ka realizuar takim me Kryetarin e Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsi, në Athinë.

    Me këtë rast, Dimitrov tha se me Marrëveshjen e Prespës është hapur potencial i madh në mes të dyja vendeve dhe se është e rëndësishme që të bindet çdo qytetar, edhe në Greqi edhe në Maqedoninë e Veriut, se kjo ishte punë e drejtë dhe se jemi aleatë të natyrshëm.

    “Mendoj se kemi hapur potencial të madh në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nuk do të ndaloj derisa nuk e bindim edhe qytetarin e fundit edhe në Greqi edhe Maqedoninë e Veriut se ky ishte hapi i duhur dhe se dy kombet tona janë aleatë natyrorë. Ne jemi fqinjë dhe nuk mund të ndërtohet miqësi me fqinjin nëse nuk shprehet respekt dhe mirëkuptim për tjetrin. Mendoj se tani fillojmë të ndërtojmë miqësinë tonë”,- deklaroi Nikolla Dimitrov nga MPJ.

    Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsi, gjatë takimit dha mesazhin se Marrëveshja e Prespës ka hapur rrugën drejt miqësisë, Aleancës dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, në rrugën e së cilës po shkojnë të dyja vendet. Dimitov në Athinë po qëndron me ftesë të ish ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, ndërsa ai do të marrë pjesë në konferencën akademike me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Sektorit për studime ndërkombëtare dhe evropiane në universitetin e Piresë