Tag: grupi i zjarrit

  • Konfirmohen dallimet mes grupit të zjarrit, Bexheti: S’jemi për formimin e një partie të re

    Konfirmohen dallimet mes grupit të zjarrit, Bexheti: S’jemi për formimin e një partie të re

    Blerim Bexheti konfirmoi dallimet brenda “grupit të zjarrit” për formimin eventual të një subjekti të ri politik nga Fraksioni i BDI-së. Në një prononcim për MIA-në Bexheti thotë se çështja duhet të zgjidhet brenda partisë.

    “Ka dallime mes nesh. Ne jemi fraksion brenda BDI-së dhe insistojmë që këto çështje të zgjidhen me argumente brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Unë, Musa Xhaferi dhe Nevzat Beita jemi kundër krijimit të një subjekti të ri politik. Nuk ka nevojë të formohet një parti e re politike. Në këtë mënyrë, elektorati shqiptar do të përçahet”, deklaroi Blerim Bexheti, Fraksioni në BDI.

    Ky qëndrim i Bexhetit konfrontohet me atë që ditë më parë dha Izet Mexhiti, sipas të cilit, ishin shterur të gjitha mundësitë për të vepruar brenda BDI-së.

    “Me këtë mënyrë të organizimit të zgjedhjeve të brendshme partiake, të cilat nënkuptojnë edhe përjashtim formal për ne, veçmë janë shterur të gjitha opsionet për funksionim brenda partisë, dhe është e vërtetë që anëtarësia e sinqertë e cila na përkrah e të cilët janë shumë, kërkojnë reflektim dhe veprim, me ç’rast të gjitha opsionet janë në tavolinë, mes të cilave edhe formimi i një lëvizje të re politike”, tha Izet Mexhiti, Fraksioni i BDI-së.

    Palët kanë deklaruar se gjatë periudhës së ardhshme do të ulen, do t’i shtrojnë të gjitha idetë në tavolinë dhe do të marrin një vendim. /Alsat.mk

  • A po ndahen rrugët në Grupin e Zjarrit?

    A po ndahen rrugët në Grupin e Zjarrit?

    Burime të TV21 kanë mësuar se Blerim Bexheti ka ngrire përkohësisht aktivitetet e tij me Grupin e Zjarrit dhe është fokusuar në bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit. Bashkëpunimi mes dy eksponentëve kryesorë të Grupit të Zjarrit, Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti, duket se po përballet me një krizë që mund të çojë në ndarje.

    Sipas burimeve të TV21, kohët e fundit ka pasur mosmarrëveshje midis tyre në lidhje me bashkëpunimin. Përkrahësit e Izet Mexhitit brenda Grupit të Zjarrit kanë përshëndetur formimin e një subjekti të ri politik, ndërsa përkrahësit e Blerim Bexhetit kanë insisutuar që konflikti të zgjidhet brenda BDI-së dhe të funksionojë si fraksion.

    Mosmarrëveshjet janë thelluar edhe më tepër kur Danella Arsovska shkarkoi Sait Saitin nga posti i drejtorit në Ndërmarrjen Publike “Rrugë dhe rrugica”, me arsyetimin e komunikimit të afërt të disa anëtarëve të Grupit të Zjarrit me opozitën, veçanërisht me Mickoskin. Tani, në vend të Saitit është emëruar Qamil Kovaçi, person i afërt me Blerim Bexhetin.

    Këto zhvillime duket se kanë rritur tensionet dhe kanë sjellë Grupin e Zjarrit në prag të ndarjes. Derisa Blerim Bexheti ngrin aktivitetet dhe është fokusuar në bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit, nuk dihet se si do të vazhdojnë Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta. Sipas burimeve të TV21, Izet Mexhiti megjithatë ka vendosur që aktivitet ti vazhdojë vet me përkrahësit e tij.

  • Fraksioni BDI: Me këtë qasje përçarëse epilogu në Kumanovë ishte kasaphane me të vrarë, të plagosur dhe të burgosur!

    Fraksioni BDI: Me këtë qasje përçarëse epilogu në Kumanovë ishte kasaphane me të vrarë, të plagosur dhe të burgosur!

    Në momente kur familjarë, miq e qytetarë shprehin pa rreshtur shqetësimin e tyre për kërcënimin me jetë që pranuam mbrëmë, e për të cilin veprim e njoftuam edhe opinionin por edhe organet kompetente, ne, si Fraksion brenda BDI-së duam të shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj reagimit të zyrës për informim të BDI-së, që këtë veprim të rëndë, të ulët e të rrezikshëm, e kategorizon si shpifje.

    Duam të rikujtojmë edhe një herë, para se të jetë vonë, pikërisht me këtë qasje neglizhuese, shpërfillëse, përçarëse, dy ciklet e fundit të zgjedhjeve të brendshme partiake në degën e Kumanovës kanë epilog me bilans kasaphane me TË VRARË, TË PLAGOSUR DHE TË BURGOSUR.

    E sa i takon demokracisë dhe procesit të zgjedhjeve të brendshme, theksojmë se Komisioni Qëndror Zgjedhor i BDI nuk ka kuorum të merr asnjë vendim, sepse nga 7 anëtarë, 4 nuk marrin pjesë. Aq më tepër kur sekretari organizativ Blerim Bexheti injorohet në këtë proces ku ai duhet të jetë bartës.

    Ritheksojmë se parimi një anëtar një votë është jostatutar, pra shkel statutin e partisë me dy këmbë. E për ironi të gjithë kësaj situate ku po trumpetohet çdo ditë për demokraci e vlera demokratike, në realitet po shohim që veçmë kryetarët e degëve me dekret po caktohen apriori nga kryetari Ali Ahmeti.

  • “Grupi i Zjarrit”: Nuk jemi të ftuar në mbledhjen e kryesinë qendrore të BDI-së në Reçicë

    “Grupi i Zjarrit”: Nuk jemi të ftuar në mbledhjen e kryesinë qendrore të BDI-së në Reçicë

    Zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, sidomos pas takimit të liderëve Kovaçevski – Mickoski dhe insistimi i vazhdueshëm i opozitës maqedonase që BDI-ja të mos jetë pjesë e Qeverisë, ka detyruar BDI-në që për sot në orën 17.00 të thërrasë mbledhje të Kryesisë Qendrore, shkruan zhurnal.mk.

    Në këtë takim është diskutuar edhe për ndryshimet kushtetuese, si kusht i domosdoshëm që vendi ta vazhdojë rrugëtimin europian.

    Ndonëse ende nuk dihet epilogu i këtij takimi pasiqë ende nuk ka mbaruar mbledhja e kryesisë dhe cili do të jetë qëndrimi i integristëve rreth zhvillimeve të fundit në vend, nga “Grupi Zjarrit” për Zhurnal thonë se nuk janë ftuar aspak në mbledhjen e kryesisë për të diskutuar mbi vendimet që duhet ndjekur pas situatës së krijuar në vend.

    Ndryshe, ditë më parë BDI përmes zëdhënësit Bujar Osmani ju përgjigj ofertës së VMRO-DPMNE se është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese dhe të njëjtat të hyjnë në fuqi para formimit të kësaj qeverie.

  • 21 vjetori i BDI-së, ja ku do të festojë “grupi i zjarrit”

    21 vjetori i BDI-së, ja ku do të festojë “grupi i zjarrit”

    Më 5 qershor Bashkimi Demokratik për Integrim feston 21 vjetorin e themelimit të partisë.

    Fraksioni i BDI-së ka bërë thirrje për të festuar këtë festë së bashku më 5 qershor në orën 14:00 në pallatin e Kulturës në Tetovë.

    Ndryshe, lideri i kësaj partie Ali Ahmeti njoftoi për koktej festiv në orën 14:00 në Aleksandar Palas, në Shkup.

  • Presioni i “Grupit të zjarrit” a po e zgjon nga gjumi Qeverinë dhe qeveritarët?

    Presioni i “Grupit të zjarrit” a po e zgjon nga gjumi Qeverinë dhe qeveritarët?

    Shkruan: Haqim Ramadani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, pjesë e Fraksionit

    A janë përpjekjet e fundit ato që po ndodhin nga kabineti qeveritar përmes rrjeteve sociale ku inicojnë takime me qytetarë duke proklamuar iniciativa për fillimin e punimeve të projekteve kapitale nëpër vendbanime kryesisht të banuara me Shqiptarë.

    Pas reagimit të frakcionit brenda BDI-së se qeveria nuk ka realizuar programin zgjedhorë as edhe 2%, qeveritarët edhe pse na kundërshtuan se konkluzat tona janë të pavërteta, por nga ana tjetër ato po vërtetojnë tezën tonë me veprimet e tyre. Pas tre vjet qeverisje si duket ata po zgjohen nga gjumi dhe po fillojnë tentativa për të hudhur ndonjë gurthemel për fillim të ndonjë projekti.

    Pyetja është vallë a e kuptuan ministrat se tre vite paskan fjetur dhe tani duhet të fillojn të punojnë apo edhe kjo është një tentativë e radhës për ti mashtruar qytetarët Shqiptarë dhe aktivistin e BDI-së.
    Dhasht Zoti këto iniciativa janë me nijet të pastër për të realizuar ndonjë projekt edhe pse ka ngelur shumë pak kohë deri në përfundim të mandatit dhe nuk është edhe një mashtrim i tyre parazgjedhorë për ti filluar projektet kapitale që mos përfundojnë të njëjtat siç është rasti i 2 kilometrit të rrugës Shkup-Bllacë.

  • Feaksioni i BDI-së: Takim dhe vendime të ndërmara në mbledhjen tinzare të kryesisë së BDI-së

    Feaksioni i BDI-së: Takim dhe vendime të ndërmara në mbledhjen tinzare të kryesisë së BDI-së

    Të nderuar qytetarë, bashkëpartiakë, aktivistë dhe votues të Bashkimit Demokratik për Integrim,

    Me indinjatë dhe zhgënjim të thellë mësuam nga mediat për takimin dhe vendimet e ndërmara në mbledhjen tinëzare të Kryesisë e BDI-së, epilog i së cilës ishte manipulimi i opinionit publik përmes lojës së fjalëve, ndaj me përgjësi të plotë njoftojmë opinionin e gjërë se:

    1. Nuk jemi vetëpërjashtuar por kemi lëshuar mbledhjen në shenjë proteste si pasojë e mos pajtueshmërisë dhe manipulimit të statutit të partisë.

    2. Nuk jemi ftuar në mbledhjen e partisë si anëtar të Kryesisë, që paraqet shkelje të statutit dhe detyrimeve ligjore të organeve të parties,

    3. Ky lloj kryesimi me organin partiak është arbitrar dhe jo demokratik.

    4. Antarët e Kryesisë përzgjidhen nga Këshilli i Përgjithshëm dhe vetëm ai mund ti shkarkon përmes proceduarave ligjore statutore.

    Kërkojmë që të ndërpritet manipulimi i opinionit publik përmes fjalëve, ti kushtohet vëmendje serioze mospajtimeve brenda partiake, si pasojë e përdhosjes së demokracisë, meritokracisë dhe statutit partiak.

    Qëndrojme stoik në bindjet tona që BDI të mban pergjegjesi për origjinën e saj, historinë, vlerat demokratike dhe shpirtin unifikues, vlera këto që e kanë mbajtur fitues absolut të dy dekadat e fundit.

    Si fraksion do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike, politike dhe meritokratike për të ruajtur dhe konservuar vlerën dhe kontributin e të gjithë shqiptarëve që nuk kanë rreshtur të mbeshtesin dhe çojnë në fitore absolute formacionin politik të UÇK-së, të emeruar si Bashkimi Demokratik për Integrim

    Fraksioni i Bashkimit Demokratik për Integrim

  • Grupi i Zjarrit: Është momenti të propozojmë ligj për statusin e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së

    Grupi i Zjarrit: Është momenti të propozojmë ligj për statusin e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së

    Grupi i zjarrit edhe zyrtarisht paraqitet si fraksion i BDI-së. Visar Ganiu nga ky grup sot para mediave ritheksoi dhe njëherë se organet e BDI-së nuk funksionojnë sipas statutit të kësaj partie. Sipas tij zgjedhjet partiake brenda BDI-së janë jo-legjitime dhe jo-statutare. Ganiu madje akuzoi se politik-bërja dhe vendimet politike në BDI bëhen ekskluzivisht nga ministrat e këtij subjekti dhe se në raportin e tyre nuk përmendet askund UÇK-ja.

    “Ne deklarojmë publikisht se kemi pasur dallime politike rreth zbatimit në praktik të gjuhës shqipe. Ne shprehim qëndrimin tonë se është momenti politik që nofka 20 për qind për gjuhën shqipe të hiqet nga Kushtetuta. Në raportin e ministrave nuk përmendet askund kontributi i UÇK-së, ne vlerësojmë se jemi të gatshëm që të bëjmë propozim ligj për rregullimin e statusit familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës”, deklaroi Ganiu.

  • U shkarkuan nga BDI sepse kishin mendim ndryshe

    U shkarkuan nga BDI sepse kishin mendim ndryshe

    Treni i Artan Grubit dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë për eleminimin politik të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda BDI-së, u realizua në mënyrën më brutale të mundshme, njejtë siç shkarkoheshin brenda nate ‘të papërshtatshmit’ në sistemin monist.
    Dallimi ekziston se këto shkarkime të inicuara nga inatet e Artan Grubit, u paralajmëruan nga megafonat e tij, portalet shpifëse, të korruptuara me paratë e qytetarëve që asnjëherë nuk e votuan Grubin.
    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani një kuadër model i BDI-së që solli sa e sa fitore në Gostivarin e humbur me kampanjën SRMN të Artan Grubit, u shkarkua pa asnjë vërejtje në detyrën e tij. Resmi Ejupi, Adnan Ejup, shumë drejtorë klinikash, siç janë Alajdin Memedi, Besim Koka, Aziz Maksuti, Qamil Kovaçi, pastaj Fikri Aliti, Migjen Selmani, Nehat Nuhiu, Ajrulla Mustafa e të tjerë, u shkarkuan vetëm pse menduan ndryshe, pa asnjë arsye për lëshime eventuale në detyrat e tyre.

    Gjithë ata kishin një qëllim, demokratizimin e BDI-së, dhe krijimin e ambientit për konfrontim ideshë dhe jo krijimin e përçarjes mes bashkëpartiakëve, që bëri Grubi, për të shpëtuar karriken e tij të pamerituar.
    Këta njerëz që po shihni në foto asnjëherë nuk thanë një fjalë të keqe për Ali Ahmetin, as që thonë tani, por djallëzia e Artan Grubit, dhe keqpërdorimi i mediave që ka nën kontrollë, bëri që gjithë akuzat ndaj tij, për dështimet absolute në çdo fushë tia mvesh Ali Ahmetit, duke u arsyetuar se këto kritika nuk janë kundër tij por se kundër Ahmetit.

    Gjithë të shkarkuarit dhe ata që s’mund ti shkarkon Artan Grubi me kohë kanë alarmuar se ky njeri ka për synim ta shkatërojë BDI-në nga brenda, punon për ambicjet e tij të çmendura, në dëm të gjitha proceseve ndaj poullit shqiptar në Maqedoni dhe në rajon.

    Këta njerëz në foto i shkarkove Artan Grubi, por ti ku do të shkosh kur do të shkarkon votuesi shqiptar? /lajme24.mk

  • Grupi i Zjarrit vazhdon në Studeniçan

    Grupi i Zjarrit vazhdon në Studeniçan

    Udhëheqësi i Grupit të Zjarrit Izet Mexhiti ka bërë të ditur se takimi i radhës me mbështetësit e kauzës së tyre do jetë në Studeniçan.

    Për takimi në fjalë ka folur edhe DR.Rexhep Memedi.

    “Të nderuar bashkëvendas të mi të Karshiakës, bashkëveprimtarë e miq të respektuar, ju dashamirës të cilët gjithmonë keni qenë pranë meje në çdo sfidë dhe aktivitet të përbashkët,
    dua t’Ju njoftoj dhe njëkohësisht t’Ju ftoj në takimin që do të mbahet në Studeniçan- Restorant Karshiaka, ditën e shtunë- 11.03.2023 nga ora 19:30.

    Ashtu siç veçmë e dini, unë kisha një takim koordinues publik me deputetin e zonës z. Izet Mexhiti, me të cilin gjërë e gjatë biseduam për nevojat dhe kërkesat e përditshmë të banorëve të Karshiakës, por gjithashtu biseduam edhe për rrjedhat dinamike politike që po ndodhin në vendin tonë kohëve të fundit.
    Për të diskutuar rreth temave të lartpërmendura, por edhe për tema tjera të interesit publik, ju ftoj në një bashkëbisedim vëllazëror!
    Si çdoherë edhe tash do të tentojmë që gjithmonë me veprimet tona të sjellim vetëm të mira për Karshiakën dhe banorët e saj”, ka shkruar mjeku Rexhepi. (INA)