Tag: kovid 19

  • 306 ditë në spital, shërohet personi i sëmurë më gjatë nga COVID-19

    306 ditë në spital, shërohet personi i sëmurë më gjatë nga COVID-19

    Një 74 vjeçar i infektuar me COVID-19 nga Britania e Madhe është shëruar pas 306 ditësh qëndrim në spital.

    Avokati në pension Jeffrey Woolf konsiderohet si personi që virusi mbajti më gjatë sëmurë që nga nisja e pandemisë.

    Woolf për 67 ditë qëndroi në intubim dhe mjekët lajmëruan djemtë e tij që të përgatiteshin për vdekjen e tij, por në korrik gjendja e tij u përmirësua dhe ai arriti të zgjohej nga koma.

    Pasi doli nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, ish-avokati është dërguar në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizë të pjesshme./

  • Të raportosh për Kovid, gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit (Video)

    Të raportosh për Kovid, gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit (Video)

    Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në gjendjen emocionale të personave në të gjithë botën. Por ata të cilët kanë luftuar në frontin e parë me virusin kanë qenë edhe më të prekurit.

    Përveç mjekëve, infermierëve apo edhe policëve të prekur kanë qenë dhe gazetarët, të cilët shpesh u është dashur të raportojnë në situata të vështira, pranë familjarëve të viktimave nga COVID, apo pranë spitaleve ku janë të shtuar pacientët e infektuar me koronavirus.

    Në një situatë të vështirë është gjendur edhe korrespondentja e CNN, Sara Sidner. Teksa po raportonte për COVID-19 ajo nuk arriti t’i kontrollojë emocionet dhe shpërtheu në lot gjatë transmetimit live.

    “Komuniteti i hispanikëve dhe atyre me ngjyrë po goditen më rëndë. Mos e lejoni veten të jeni në këtë listë. Nëse vërtetë i doni më të dashurit tuaj, mos lejoni të ndodh një gjë e tillë”, tha Sidner.

    Sidner ka raportuar nga 10 spitale të ndryshme gjatë pandemisë, të cilët janë përshtatur për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus.

  • Mjeku gjerman: Vaksina nuk e kthen normalitetin para verës

    Mjeku gjerman: Vaksina nuk e kthen normalitetin para verës

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Welte thotë se vaksina Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe parandalon sëmundjen e rëndë nga koronavirusi, por ai paralajmëron se jo gjithçka është “bardh e zi” dhe se efektet afatgjate të vaksinës duhet të monitorohen.

    Welte porosit ata që kundërshtojnë vaksinimin se parandalimi i përhapjes së koronavirusit “është përgjegjësi sociale”.

    Ai po ashtu tregon se çfarë ka shkuar keq me Gjermaninë, e cila sot thyen rekorde të të infektuarve me COVID-19. Ky vend,ka qenë dikur model i trajtimit të krizës me koronavirus.

    Doktor Welte, rregullatorët e Bashkimit Evropian e kanë miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor, gati tri javë pasi rregullatori britanik ia ka dhënë asaj dritën jeshile. A jemi vonuar?

    Tobias Welte: Duhet bërë dallim midis asaj që ka bërë SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar dhe asaj që ka bërë BE-ja. SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë të ashtuquajturin pranim emergjent të vaksinës. Në këtë rast, nëse paraqiten efekte anësore, ju si pacient që jeni vaksinuar, jeni vetë përgjegjës.

    BE-ja, në anën tjetër, ka bërë pranimin profesional të vaksinës. Kjo do të thotë se për çfarëdo efekti anësor, përgjegjëse janë kompanitë farmaceutike. Nga perspektiva epidemiologjike, tri javë më herët ose tri javë më vonë nuk bëjnë ndonjë ndryshim.

    Por, vendi juaj, Gjermania, dhe të tjerë kanë bërë presion që të nisë vaksinimi. Pra, jeni të bindur se të gjitha kontrollet e sigurisë janë kryer…

    Tobias Welte: Mendoj se nuk është bardh e zi. E dimë se në një periudhë afatshkurtër, vaksina është e sigurt, është efikase. Por, ne nuk kemi të dhëna afatmesme apo afatgjate. Çdo herë mund të ndodhin efekte anësore. Gjatë pandemisë së gripit të derrave, vaksina suedeze Pandemrix ka shkaktuar narkolepsi te të rinjtë dhe të rejat dhe ajo është paraqitur 6 deri në 12 muaj pas vaksinimit.

    Këto janë gjëra që tani për tani nuk i dimë, andaj duhet ta përcjellim me kujdes programin e vaksinimit kundër koronavirusit. Ajo që mund të themi është se me përvojën që kemi tani, vaksina është e sigurt. Ajo që do të vijë më vonë, duhet të vëzhgohet.

    Shpërndarja e vaksinës në vendet e BE-së pritet të fillojë brenda ditësh. Ju, në Gjermani, a do ta nisni vaksinimin sapo t’i merrni dozat e para, apo do t’i prisni edhe vendet e tjera për të nisur në të njëjtën kohë?

    Tobias Welte: Plani në Gjermani është që të nisim të dielën ose të hënën. Gjermania ka vendosur të nisë vaksinimin vetëm në shtëpi të pleqve. Për fat të keq, numri i dozave që priten në dhjetor, nuk është aq i lartë. Nuk do të kemi doza të mjaftueshme për të gjithë ata që jetojnë në shtëpi të kujdesit.

    Gjendja do të duhej të jetë më e mirë në janar, por unë jam pak i kujdesshëm, të presim dhe të shohim. Po ashtu duhet kujtuar se për të qenë e efektshme vaksina, duhen dy doza. Dhe, për dallim nga vendet e tjera, Gjermania nuk u ka dhënë prioritet punëtorëve të kujdesit shëndetësor, gjë që ka shkaktuar debat. Unë personalisht mendoj se është një vendim i gabuar, por në rregull.

    Deri në 60 milionë të vaksinuar në Gjermani deri në verë

    Kur mendoni se publiku i përgjithshëm do ta marrë vaksinën?

    Tobias Welte: Programi zhvillohet javë pas jave, muaj pas muaji. Këtu në Gjermani nis me të moshuarit mbi 80 dhe 90 vjeç. Është rekomanduar që në shkurt ose mars të vazhdojë me pacientët onkologjikë. Do të jetë verë kur shumica e popullsisë do të vaksinohet.

    Sa njerëz do të vaksinohen në Gjermani, le të themi, deri në verë?

    Tobias Welte: Është një gamë shumë e gjerë, por diku midis 30 dhe 60 milionë.

    A është e mjaftueshme për imunitetin e tufës?

    Tobias Welte: Po, 60 milionë do të jetë mjaftueshëm. Por, këtu ka një problem, sepse Gjermania ka shumë armiq të vaksinimit. Do të na duhet një fushatë reklamuese, të tregohet se cilat janë efektet anësore, edhe nëse ato nuk janë shumë të rënda.

    Çfarë iu thoni njerëzve që nuk duan të vaksinohen?

    Tobias Welte: Përpiqem t’i bind se sëmundja COVID-19 është e rëndë, se norma e vdekshmërisë është 1.5 për qind në popullsinë e përgjithshme, por është mbi 20 për qind te të moshuarit. Është përgjegjësi sociale për të bërë gjithçka, për të ndaluar transmetimin e virusit.

    Kur mendoni se vaksina do ta lejojë kontrollin e pandemisë?

    Tobias Welte: Ne e dimë se vaksina është efektive për të parandaluar sëmundjen e rëndë. Por, nuk e dimë nëse është efektive në ndalimin e transmetimit të virusit. Mund të ndodhë që nuk jeni të sëmurë, por të jeni infektues. Kjo është diçka që duhet të zbulohet. Andaj, duhet të vazhdojmë me masat mbrojtëse, si maska, distanca. Jam i sigurt që nuk do t’i kthehemi normalitetit deri në verë, por mund të jetë edhe më vonë.

    Gjermania është vonuar me masat

    Gjermania ka regjistruar numra rekord të të infektuarve dhe viktimave. Ky vend ka qenë një lloj modeli për pjesën tjetër të botës gjatë valës së parë të pandemisë. Çfarë ka shkuar keq?

    Tobias Welte: Jemi vonuar në valën e dytë. Unë mendoj se jemi vonuar tri javë me masat. Problemi tjetër është se në valën e dytë, nuk kemi qenë në gjendje ta mbajmë virusin jashtë shtëpive të pleqve. Pra, vdekshmëria lidhet fuqishëm me të moshuarit dhe shtëpitë e pleqve janë vende kritike.

    Si planifikoni ta sillni situatën nën kontroll?

    Tobias Welte: Zyrtarisht kemi një izolim të fortë. Shkollat janë të mbyllura, çerdhet janë të mbyllura, nuk lejohet të takoni numër të madh njerëzish… Por, respektimi i masave ka qenë shumë më i mirë në pranverë. Shumë njerëz bëjnë atë që nuk duhet bërë. Nëse numrat nuk bien, mund të ndodhë që izolimi të zgjatet. Në disa qytete në Gjermani, njerëzit tashmë nuk lejohen të dalin nga shtëpitë nga orët e pasdites ose mbrëmjes.

    A jeni të shqetësuar për variantin e ri të koronavirusit, që është detektuar fillimisht në Britani?

    Tobias Welte: Të jem i sinqertë, jo. Është normale të ketë mutacione të reja. Ndodh gjithmonë në epidemitë virale. Dhe, normalisht, nëse mutacionet janë më të transmetueshme, më ngjitëse, ato janë më pak virulente. Për ta bërë më të thjeshtë, nëse mutacioni investon energji për t’u bërë më infektues, ai humb energji në vrasjen e njerëzve. Ndoshta mutacionet e reja të virusit janë një mesazh i mirë, nuk e dimë ende./

  • Kovid 19 RMV/ 19 të vdekur,982 raste të reja.Shërohen 556 pacientë

    Kovid 19 RMV/ 19 të vdekur,982 raste të reja.Shërohen 556 pacientë

    Ministria e Shëndetësisë informon se 24 orët e fundit janë kryer 2.805 teste, ndërsa janë regjistruar 982 raste të reja me COVID-19.

    Në Shkup-456, Kumanovë-24, Dibër-2, Shtip-23, Prilep-69, Tetovë-36, Strugë-38, Veles-26, Manastir-45, Ohër-42, Kavadar-43, Gostivar-34, Gjevgjeli-14, Strumicë-28, Kriva Pallankë-2, Radovish-7, Krushev-2, Koçan-15, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-3, Pehçev-4, Vallandov-7, Vinicë-6, Dellçev-15, Kratov-1, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-16, Resnjë-7, Negotinë-9.

    Sot u regjistruan 19 viktima nga coronavirusi, katër pacientë nga Shkupi (82, 53, 74 dhe 84), një nga Kumanova (87), një nga Struga (78), një nga Velesi (53), një nga Manastiri (86), dy pacientë nga Ohri (76 dhe 80), një nga Kavadari (65), dy nga Gostivari (75 dhe 56), katër pacientë nga Kriva Pallanka (66, 40, 72 dhe 67), një nga PE Dellçeva-Makedonska Kamenica (81) dhe një pacient nga Kratova (65).

    Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 73.025.

  • Kovid 19 RMV/ 26 të vdekur, 1161 raste të reja. Shërohen 806 pacientë

    Kovid 19 RMV/ 26 të vdekur, 1161 raste të reja. Shërohen 806 pacientë

    Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga gjithsej 3.114 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 1.161 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 26 persona ndërsa janë shëruar 806 pacientë.

    Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 72044, nga këta janë shëruar gjithsej 48170 ndërkaq 2077 prej tyre kanë humbur betejën me virusin, aktualisht ka 21797 raste aktive në vend. Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 360 077 testime.

  • Pacientët e shëruar nga Kovid-19 nuk janë imun! 35 persona në vend janë riinfektuar (Video)

    Pacientët e shëruar nga Kovid-19 nuk janë imun! 35 persona në vend janë riinfektuar (Video)

    35 persona në Maqedoni për së dyti herë janë infektuar nga koronavirusi.
    Personat e shëruar nga koronavirusi nuk janë imun për tu infektuar sërish thotë infektologu Aliriza Osmani. Edhe pse trupi ka formuar antitrupa, ata e humbin efektin mbrojtës dhe mund të infektohen sërish, sqaron Osmani.

    “Normal nëse nuk janë formuar antitrupa organizmi mund të infektohet me virusin njëjtë sikurse virusin sezonal që çdo sezon mund të kapet”, tha Alizira Osmani – infektolog.

    Në vendin tonë ka persona të cilët janë infektuar me valën e parë gjatë pranverës, por pastaj janë infektuar sërish me valën e dytë. Raste të tilla ka mjekuar edhe infektologu Osmani. Një mjek dhe një infermiere dy herë kanë kaluar virusin.

    “Njëri ka qenë në shërim shtëpiak pa simptoma, simptome shumë të lehta. Ndërsa kolegja tjetër ka qenë e trajtuar në Klinikën Infektive. Simptomat e saj ishin kollitije, kokëdhembje, lodhje, me dhimbje të nyjave, humbjen e shijes edhe pse kishin formuar antitrupa, por edhe jo aq shumë, prap e ka sulmuar të njëjtin organizëm. Unë them se prap për shkak se ka ndikuar frika, pasi që ajo është më e theksuar te ata. Frika është faktori kryesor kyç që bie imuniteti i një organizmi”, tha infektologu, Aliriza Osmani.

    Nga janari pritet vaksina kundër kovid 19 për imunizimin e popullatës në vend, ndërsa efektet e vaksinimit do të shihen pas një viti.

    “Duhet të kalojnë dy sezone që të shihet se a mund të kap virusin përsëri një person. Pastaj do ta shohim se çfarë suksesi do të kemi me vaksinën dhe prap do të nevojitet kohë dhe pastaj të konstatohet nëse një person e ka kaluar një herë virusin dhe pastaj të shihet a do të ketë mundësi të kapet përsëri nga ky virus”, potencoi Aliriza Osmani – infektolog.

    Mjekët këshillojnë që personat që kanë pasur virusin korona të vazhdojnë të ndjekin protokollet dhe të ndjekin masat sikur të mos kishin kaluar sëmundjen. Të marrin vitamina dhe të ushqehen shëndetshëm.

  • E zbulojnë shkencëtarët: Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e KOVID-19 për 24 orë!

    E zbulojnë shkencëtarët: Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e KOVID-19 për 24 orë!

    Hulumtuesit nga universiteti shtetëror në Georgia të SHBA-ve pretendojnë se kanë zbuluar ilaçin anti-bakterial, i cili brenda 24 orëve parandalon që të sëmurët të përhapin coronavirusin tek personat e shëndoshë, shkruan Daily Mail.

    Bëhet fjalë për ilaçin MK-4482/EIDD-2801 i njohur ndryshe si Molnupiravir, i cili brenda ditës parandalon bartjen e COVID-19 tek personat e tjerë.

    Në krye të ekipit ishte mjeku Richard Plemper, i cili ka zbuluar se ilaçi është i mirë në luftën kundër viruseve sezonale.

    “Është demonstrimi i parë i ilaçit që në mënyrë të shpejtë bllokon bartjen e SARS-COV-2. Kjo nënkupton kthesë e madhe për shkencën”, ka shtuar Plemper.

    Ndalimi i përhapjes së virusit derisa të mos ndodh vaksinimi masiv nëpër botë, do të parandalonte pasojat katastrofale që tashmë ka filluar t’i shkaktojë pandemia.

    “Kemi vërejtur që ilaçi MK-4482/EIDD-2801 ka luftuar virusin në sistemin respirator, dhe në mënyrë të dukshme lufton përhapjen”, ka thënë për fund Plemper.

  • RMV, Kovid 19 merr nga 1 jetë në çdo 50 minuta

    RMV, Kovid 19 merr nga 1 jetë në çdo 50 minuta

    Muaji nëntor shënoi numrin më të lartë të viktimave nga virusi kor ona. Raportet ditore të ISHP-së tregojnë se çdo 50 minuta ka ndërruar jetë nga një pacientë i infektuar me CoV id-19. Ky muaj po mbyllet me mbi 750 vdekje, incidencë e cila vendin tonë e rendit të 8 në botë. Rritja e vdekshmërisë në këto katër javë është trefishuar, gjegjësisht javën e parë 111 dhe të fundit mbi 307 pacientë ndërruan jetë. ISHP Vdekshmëria në Nëntor: JAVA 1 – 111; JAVA 2 – 149; JAVA 3 – 182; JAVA 4 – mbi 307 Por, e rëndësishme për Ministrinë e Shëndetësisë është se të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore. Sipas tyre të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, por numrin e lartë të vdekjeve e arsyetojnë me komplikimin e sëmundjeve të tjera, si dhe paraqitja e vonshme tek mjeku. Megjithëse, edhe numri i rasteve aktive ka arritur mbi 21 mijë, më pak se 7% janë në kurim spitalor. Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit janë pranuar rreth 60 pacientë, prej tyre 38 vetëm në spitalet e Shkupit. Aktualisht në repartet infektive dhe qendrat për kovid në të gjithë vendin janë duke u kuruar 1296 pacientë ndërsa 157 shtretër janë të lirë. Në Shkup, në kushte spitalore po trajtohen 480 pacientë dhe ka rreth 40 shtretër të lirë – thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Pas një takimi me drejtorët e klinikave, Ministri Filipçe shkroi se situata është nën kontroll me kapacitet spitalore. Presim që në periudhën e ardhshme të ketë më shumë pacientë të lëshuar se sa të pranuar. Në repartet infektive ka gjithnjë e më shumë vende të lira. Gjithsesi, e ndjekim situatën çdo ditë dhe jemi të gatshëm për çdo skenar -tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë. Ambientet spitalore te “Malla Bogorodica” të tri spitaleve private njoftojnë se janë të gatshme që sot të pranojnë 100 pacientë. Por, thonë se ende nuk kanë nënshkruar marrëveshjen me MSH që i gjithë trajtimi të rregullohet përmes Fondit, ashtu siç kishin rënë në ujdi për ta bërë kovid qendrën e re. Presim MSH të jep leje për tri spitalet private që ta përdor objektin si kovid qendër. Presim leje edhe të stacionit për furnizim të oksigjenit, i cili është i domosdoshëm për pacientët. Presim propozimin e MSH se cilët janë dy mjekët e tyre që do të udhëheqin me këtë kovid qendër. Presim edhe ofertën e Fondit Shëndetësor për marrëveshjen e bashkëpunimit – njoftojnë nga Spitali “Axhibadem Sistina”. I gjithë kapaciteti për pranim të pacientëve me Kovid është 1500 shtretër, 1/3 prej tyre në Shkup./

  • Vdes radiologia Poliksena Stojanovska–Gjorgievska nga Kovid-19

    Vdes radiologia Poliksena Stojanovska–Gjorgievska nga Kovid-19

    Nga komplikimet nga Kovid – 19 vdiq radiologia Poliksena Stojanovska – Gjorgievska nga Shtëpia e Shëndetit në Resnjë.

    Të punësuarit në Shtëpinë e Shëndetit me mesazh emocional u përshëndetën nga kolegia e tyre, e cila e humbi betejën me virusin.

    “Është e vështirë t’i japësh lamtumirën dhe të thuash lamtumirë kur dikush është i lidhur në mënyrë të pashkëputshme me ekzistencën dhe funksionimin tënd. Nuk është lehtë të thuhet se çfarë do të thotë ky njeri për ne. Poliksena Stojanovska – Gjorgjievska – Poli jonë – specialiste e radiodiganostikës. Gatë gjithë këtyre viteve punë është pjesë e këtij kolektivi, të gjitha njohuritë dhe cilësitë e veta i la në këtë institucion, të gjithë njerëzinë dhe ngrohtësinë e saj që ua dha pacientëve në Prespë”, thonë kolegët.

    Doktoreshën Stojanovska – Gjorgjievska e përshkruajnë si të qeshur, të qetë, të matur por me qëndrim të fuqishëm dhe me profesionalizëm të madh.

    “E shkëlqyeshme në punën e saj, pa kompromis është përgjigjur thirrjeve mjekësore, e madje edhe në kohëra të pakohë ishte në linjën e parë, duke mos e kthyer asnjë pacient, duke mos e lënë asnjë ditë. Asnjëherë nuk e ngriti zërin për të keq, por jehoi fuqishëm e larg. Njeri i shkëlqyer, profesioniste e madhe, bashkëshorte dhe nënë e pazëvendësueshme. Patëm nderin që e patëm pjesë të këtij kolektivi, që e patëm rastin të hapërojmë pranë teje në jetë dhe punë”, qëndron në mesazhin lamtumirës nga të punësuarit e Shtëpisë së Shëndetit, Resnjë.

  • Ky ilaç mund shkaktojë probleme psiqike tek pacientët me KOVID-19

    Ky ilaç mund shkaktojë probleme psiqike tek pacientët me KOVID-19

    Agjencia Europiane e Barnave ka deklaruar se Klorokina dhe hidroksiklorokina, ilaçet që përdoren tek pacientet e sëmurë rënde me COVID-19, mund të shkaktojnë shqetësime psiqike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.

    Kjo deklaratë vjen pasi Agjencia Europiane e Barnave shqyrtoi të gjitha të dhënave në dispozicion, mbi efektet anësore të medikamentit.

    Analiza e të dhënave nisi në maj të 2020-tës, pasi agjencia europiane e barnave u informua nga autoritetet spanjolle për 6 raste të shqetësimeve psiqike tek pacientë me koronavirus, të cilëve iu ishin dhënë doza të hidroksiklorokinës më të larta se sa ato të autorizuara.

    Ilaçi i përdorur kundër malarias u rekomandua edhe nga presidenti amerikan Donald Trump dhe mori autorizimin e Agjencisë së Ushqimeve dhe Barnave në SHBA