Tag: liverpool

  • Fulham befason Liverpool

    Fulham befason Liverpool

    Futbollistët e Fulham kanë rrëmbyer tri pikë të mëdha në sfidën ndaj liderit Liverpool, duke fituar me rezultat 3:2.

    Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Alexis Mac Allister në minutën 13-të, për të barazuar Fulham dhjetë minuta më vonë përmes Ryan Sessegnon.

    Skuadra vendëse dominoi pas barazimit në tërësi duke shënuar dy gola të shpejtë brenda vetëm pesë minutash për epërsinë – Alex Iwobi 32′ dhe Rodrigo Muniz 37′.

    Lideri arriti deri në fund të ndeshjesh vetëm të ulë disavantazhin me golin e Luis Diaz në minutën 72.

    Pas 31 xhirove, të kuqtë udhëheqin me 73 pikë, 11 më shumë se Arsenali i dyti dhe Nonttingham Forest me 57.

    Gjatë ditës, Brentford dhe Chelsea luajtën baras 0:0, ndërsa Tottenham-Southampton 2:1.

    Sot luajnë edhe Manchester United-Manchester City nga ora 17:00.

    Xhiroja 31 përmbyllet me takimin Leicester City-Newcastle United.

  • Vrau në mënyrë makabër tre vajza të mitura dhe tregoi kënaqësi për këtë, Gjykata e Liverpulit dënon me burgim të përjetshëm 18-vjeçarin

    Vrau në mënyrë makabër tre vajza të mitura dhe tregoi kënaqësi për këtë, Gjykata e Liverpulit dënon me burgim të përjetshëm 18-vjeçarin

    Autori i masakrës së Southportit në Angli, Axel Rudakubana, është dënuar me të paktën 52 vite burg.

    18-vjeçari vrau verën e kaluar tre vajza të mitura me thikë në një shkollë kërcimi, teksa u shpreh përpara policisë se ndjente kënaqësi që ato kishin vdekur.

    Gjykata e Kurorës së Liverpul vendosi që ta dënonte atë me burgim të përjetshëm, me të paktën 52 vite heqje lirie.

    The Sun raporton se Rudakubana, i cili kishte refuzuar të fliste gjatë seancave dëgjimore të tij të mëparshme, u largua nga gjykata pak pasi filloi seanca, duke bërtitur se ai ishte “i sëmurë” dhe kishte nevojë për një ndihmës mjek.

    Ndërsa largohej, një anëtar i familjes bërtiti “frikacak” ndërsa të tjerët tundnin kokën.

    Gjykata më herët dëgjoi se Rudakubana kishte një “interes të neveritshëm për të vrarë” dhe kishte bërë kërkime rrëqethëse për masakrat e shkollave përpara se të kryente aktin e tmerrshëm.

  • Shtyhet derbi Everton-Liverpool, ja arsyja.

    Shtyhet derbi Everton-Liverpool, ja arsyja.

    Pasi debutoi kundër Wolves, derbi përballë Liverpool ishte një shans i shkëlqyer për të parë sërish Brojën në aksion.
    Për fat të keq, ky takim do të luhet në një datë të dytë pasi ekipi i Everton njoftoi se derbi përballë Liverpool është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.

    Anglinë e ka prekur këto ditë stuhia “Darragh”, e shoqëruar me era të forta.

  • Salah shpëton Liverpoolin me dy gola kundër ekipit të fundit në Premier Ligë

    Salah shpëton Liverpoolin me dy gola kundër ekipit të fundit në Premier Ligë

    Futbollistët e Liverpool kanë shënuar fitore sot ndaj ekipit të fundit Southampton, në një ndeshje të vështirë me rezultat 3:2, duke vazhduar kështu të mbajnë të sigurt kreun e tabelës pas 12 xhirosh në Premier Ligë.

    Skuadra mysafire erdhi e para në epërsi me golin e Dominik Szoboszlai në minutën e 30-të, ndërsa vendësit u rikthyen në lojë duke barazuar përmes Adam Armstrong në minutën e 42-të.

    Mateus Fernandes në pjesën e dytë solli për herë të parë ekipin e tij në epërsi pas asistimit të Adam Armstrong në minutën e 56-të.

    Nëntë minuta më vonë futbollisti egjiptian Mohamed Salah u tregua preciz pas asistimit të Ryan Gravenberch për barazimin 2:2. I njëjti lojtar siguroi tri pikët e reja për fitoren e dhjetë të LIverpool këtë sezon nga penalltia në minutën e 83-të.

    Liverpool kryeson tabelën me 31 pikë, pason Manchester City 23, Chelsea, Arsenal e Brighton kanë nga 22 pikë.

    Ndeshja e fundit e xhiros 12 të Premier Ligës zhvillohet sot ndërmjet Ipswich Town dhe Manchester United.

  • Liverpool rrëmben kreun nga City pas fitores së sigurt ndaj Chelsea

    Liverpool rrëmben kreun nga City pas fitores së sigurt ndaj Chelsea

    Skuadra Liverpool ka siguruar tri pikë të reja në sfidën e radhës të Premier Ligës, ku në përballje kishte Chelsean e papërshtatshëm, në një ndeshje ku fati u vendos nga ylli egjiptian Mohamed Salah me një gol dhe asistim për epilogun 2:1, për të arritur kështu kreun e tabelës pas tetë xhirosh me 21 pikë, një më shumë se City.

    Chelsea ndërkaq pësoi humbjen e dytë në edicionin e ri të garave në kampionatin anglez të futbollit dhe tashmë renditet në pozitën e gjashtë me 14 pikë të fituara.

    Futbollistët e skuadrës vendëse erdhën në avantazh me golin e Salah në minutën 29 nga penalltia, ndërsa mysafirët barazuan tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë përmes Nicolas Jackson. Gëzimi i skuadrës londineze nuk zgjati më shumë se tre minuta kur në skenë doli Curtis Jones për 2:1 pas asistimit të Salah.

  • Liverpooli “gjen” pasuesin e Salahut

    Liverpooli “gjen” pasuesin e Salahut

    Liverpool raportohet se ia kanë vënë syrin një prej yjeve brazilianë sulmues të Real Madridit si pasues potencial të Mohamed Salahut mes pasigurisë së vazhdueshme për të ardhmen e egjiptianit.

    Tashmë dihet se ish-lojtarit të Chelseat dhe Romës i përfundon kontrata verën e vitit të ardhshëm, dhe ai ka dërguar mesazhe të përziera.

    Salah pranoi se ai po përgatitet që sezoni 2024-25 të jetë i fundit për të në fanellën e Liverpoolit, ndonëse komentet e tij u interpretuan në mënyra të ndryshme.

    Megjithatë, thuhet se ai do të hyjë në negociata për vazhdim të qëndrimit në Anfield në janar.

    Por, duke i marrë për bazë këto zhvillime, raportohet se “Reds” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo si lojtari potencial për të zënë vendin e Salahut nga viti 2025 e tutje.

    23-vjeçari është shquar gjatë sezoneve të fundit nën Carlo Ancelottin ndërsa edhe këtë fillim-sezoni është duke shkëlqyer, duke shënuar tri gola dhe dy asiste në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

    Rodrygo mbetet nën kontratë te Real Madridi edhe për katër vjet, duke e nënshkruar vazhdimin nëntorin e kaluar me klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.

    Megjithatë, kampionët aktual të Champions League dhe La Liga duket se nuk janë të interesuar ta lënë Rodrygon të largohet për një shumë modeste, dhe Liverpooli është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për të.

    Braziliani iu bashkua Los Blancos si 18-vjeçar nga Santos më 2019, dhe tani ka 57 gola dhe 43 asiste në 225 për skuadrën e Ancelottit. /Klankosova.tv

  • Liverpool mundet nga ekipi i vendit të fundit

    Liverpool mundet nga ekipi i vendit të fundit

    Pas dy fitoresh radhazi me rezultatin minimal 1-0, Liverpool është mposhtur me po të njëjtin rezultat nga Nottingham Forest, ekipi i vendit të fundit në Premier League.

    Nënkampionët e Evropës u ndëshkuan në minutën e 55 nga Awoniyi dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta, nuk arritën dot të mposhtnin portierin vendas Dean Henderson.

    Aktualisht, Liverpool renditet në vendin e 7, me 16 pikë, 11 më pak sesa kryesuesit e Arsenalit.

  • Të shtëna me armë vritet një 9-vjeçare plagosen dy të tjerë

    Të shtëna me armë vritet një 9-vjeçare plagosen dy të tjerë

    Një vajzë nëntë vjeçare ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri në Liverpool.

    Një burrë u raportua se kishte qëlluar me armë në një shtëpi në Kingsheath Avenue në Dovecot të hënën.

    Vajza u qëllua në gjoks dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa një burrë ka pësuar plagë me armë zjarri në trup dhe një grua është qëlluar në dorë, transmeton rtv21.tv.

    Policia e Merseyside ka vendosur një kordon ndërsa oficerët po ndjekin të armatosurin. Ndihmës shefi i policisë Jenny Sims tha se të shtënat ishin “me të vërtetë tronditëse”.

    “Asnjë prind nuk duhet të vuajë kurrë humbjen e një fëmije në këto rrethana të tmerrshme”, tha Sims.

    Burri dhe gruaja e plagosur u dërguan në spital pas të shtënave dhe hetimet shtëpi më shtëpi dhe mjekoligjore ishin duke u kryer.

  • 36 minuta vonesë, çfarë ndodhi para finales Liverpool- Real Madrid (VIDEO)

    36 minuta vonesë, çfarë ndodhi para finales Liverpool- Real Madrid (VIDEO)

    Champions League, finalja më e rëndësishme e UEFA-s nisi sot me 36 minuta vonesë në Stade de France. Shkak u bë tifozeria, që pavarësisht mungesës së biletave ka tentuar të hyjnë në stadium, duke u shtyrë dhe duke kapërcyer murin rrethues.

    E njëjta skenë që të kujton finale mes Anglisë dhe Italisë në Euro 2020.

    https://twitter.com/CelticExchange/status/1530619521706479616?ref_src=twsrc%5Etfw

  • Finalja mes Liverpool dhe Real Madrid, cilat janë formacionet në Stade de France

    Finalja mes Liverpool dhe Real Madrid, cilat janë formacionet në Stade de France

    Vetëm pak minuta kanë mbetur nga finalja e Champions League që pritet të nisë në Stade de France, mes Liverpool-Real Madrid. Ndeshja statron në orën 21:00, ndërkohë që skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, që janë si më poshtë:

    Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz

    Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.