Tag: Mbretëresha Elizabeth

  • Rrjeti bëhet lëmsh, pas parashikimit për Mbretëreshën del tjetri: Kur ndërron jetë Charles

    Rrjeti bëhet lëmsh, pas parashikimit për Mbretëreshën del tjetri: Kur ndërron jetë Charles

    Kaosi mbizotëron në rrjetet sociale nga një përdorues i Twitter -it, i cili pretendon se ka parashikuar se kur do të vdiste mbretëresha Elizabeth. Ndërsa në një postim tjetër ai ka treguar, sipas tij se kur do të ndërrojë jetë Mbreti Charles.

    Sipas Mirror, një përdorues i quajtur “@logan_smith526” në korrik dyshohet se ka bërë një postim duke thënë se më 8 shtator 2022, monarkja më jetëgjatë e Britanisë do të vdiste.

    Dhe pikërisht në këtë ditë Buckingham Palace njoftoi se Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare. Natyrisht që postimi dhe llogaria e tij u bënë virale. Ndërsa ia ka bërë një tjetër parashikim.

    Kështu, pas disa ditësh ai përditësoi tweet-in që kishte bërë që në korrik, duke thënë se më 28 mars 2026, Mbreti Charles do të vdesë në moshën 77-vjeçare .

    Postimi që atëherë ka marrë miliona reagime, duke e detyruar atë të bllokojë dhe më pas të çaktivizojë llogarinë e tij.

    Sidoqoftë, përdoruesi i TikTok @zukosburnteye ngarkoi një video dhe e risolli parashikimin. “Nuk besoj se do të jetojë më shumë se 10 vjet dhe sigurisht nuk do të mbretërojë gjatë për shkak të moshës ”, ishin disa reagime tipike.

    Mbretëresha Elizabeth II është monarkja më jetëgjatë e Brtanisë. Ajo mbretëroi plot 70 vite, ndërsa në fron ëshë ngjitur tashmë djali i saj Charles

  • Pse Mbretëresha Elizabeth e bënte grimin e saj vetë?

    Pse Mbretëresha Elizabeth e bënte grimin e saj vetë?

    Sipas rrobaqepëses së Mbretëreshës, Angela Kelly, Mbretëresha Elizabeth ishte përgjegjëse për stilin dhe grimin e saj.

    Mbretëresha, ndonëse gjithmonë ka ndjekur me rigorozitet protokollin dhe ndërkohë që mund të kishte gjithmonë dikë që të kujdesej dhe ta grimonte në evente zyrtare, ajo e bënte vetë grimin për paraqitjet e saj zyrtare. Gjithmonë kam insistuar për grim të thjeshtë, thonj nudo, por ndryshe nga grimi i saj i pëlqente ngjyrat e ndezura në veshje!

    Ndërsa ajo në përgjithësi e bënte grimin e saj, një ditë në vit ajo lihej në duart e një grimieri profesionist.

    Në librin e saj të ri, “Ana tjetër e monedhës”, Angela Kelly zbuloi se Mbretëresha e bënte grimin e saj pothuajse çdo ditë. Por ka pasur një herë çdo vit kur Mbretëresha punësonte një make up artist, dhe kjo ishte kur ajo u shfaq në kamera për fjalimin e saj vjetor për Krishtlindje!

    Ky fjalim u regjistrua dhe u luajt në të gjitha kanalet e Britanisë dhe jo vetëm./

  • Si shpëtoi nga dy atentate Mbretëresha Elizabeth

    Si shpëtoi nga dy atentate Mbretëresha Elizabeth

    Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth e cila u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare pasditen e së enjtes ka shkaktuar bujë globale. Elizabeta ka qenë mbretëresha e Britanisë dhe e më shumë se 12 vendeve të tjera që nga viti 1952.

    Jeta e saj ka qenë gjithmonë interesante dhe kjo është arsyeja pse pjesa më e madhe e botës e ka ndjekur gjatë gjithë aktiviteteve të saj. Megjithatë, pak janë të vetëdijshëm për dy rastett kur jeta e monarkes më jetëgjatë të Britanisë ka qënë në rrezik për tentativat për vrasje.

    Më 29 prill 1970, Mbretëresha dhe burri i saj Princi Philip po udhëtonin me tren nga Sidnei përmes Maleve Blu në Uellsin e Ri Jugor kur treni u ndal papritur. Çifti nuk e dinte në atë kohë, por ata i kishin shpëtuar për pak vdekjes.

    Ish- detektivi Cliff McHardy tha se vrasësit kishin vendosur një trung të madh përgjatë shinave të trenit ku çifti mbretëror do të kalonte, duke shpresuar të dilte nga shinat.

    Fatmirësisht, shoferi kishte arritur të frenonte në kohë trenin, duke bërë që treni të “rrëshqiste” gati 700 metra para se të ndalonte. Atentati ndaj Mbretëreshës Elizabeth ishte planifikuar me ndihmën e personave të brendshëm dhe ndoshta të orkestruar nga simpatizantë australiano-irlandezë.

    Pse nuk u bë i ditur atentati?

    Ish-dedektivi shtoi se e gjithë përpjekja për vrasje ishte fshehur si nga publiku ashtu edhe nga familja mbretërore për gati 40 vite për të shmangur turpërimin e qeverisë australiane.

    Njëmbëdhjetë vite më vonë, Mbretëresha Elizabeth i shpëtoi një atentati të dytë.

    Gjithçka ndodhi më 14 tetor 1981 në Zelandën e Re Autori një i ri me probleme mendore, atëherë 17 vjeç, Christopher Lewis , i cili pavarësisht moshës tashmë kishte precedentë penalë për grabitje me armë, zjarrvënie dhe abuzim me kafshët dhe kishte si idhuj kriminelin famëkeq australian Ned Kelly dhe vrasësin serial amerikan Charles Manson.

    Lewis hyri në një vend të braktisur në qytetin e Dunedinit, veshi dorezat dhe mori armën, duke marrë në shenjestër Mbretëreshën Elizabeth. Lewis qëlloi kur Elizabeth doli nga Rolls Royce e saj për të përshëndetur 3500 personat në Zelandezën e Re që ishin mbledhur për të.

    Më pas të gjithë dëgjuan zhurmën e armës duke u shkrepur, por policët e pranishëm u thanë gazetarëve britanikë që shoqëronin mbretëreshën Elizabeth se ajo që dëgjuan ishte zhurma e një sendi që kishte rënë, raporton abcnews.al.

    Megjithatë, kur gazetarët këmbëngulën disa orë më vonë për të ditur se çfarë kishte ndodhur, policët u thanë atyre se dikush më në fund kishte ndezur fishekzjarrët. Shefi i atëhershëm i policisë së Dunedin, Tom Lewis, tha se incidenti u mbajt i fshehtë sepse kryeministri i Zelandës së Re Robert Muldoon kishte frikë se nëse do të bëhej e ditur se sa afër vdekjes i erdhi mbretëresha Elizabeth, asnjë britanik gjakblu nuk do të shkelte kurrë në vend.

    Pas hetimeve, policia gjeti 17-vjeçarin Lewis, i cili në tetë herë që u mor në pyetje u tha se kishte marrë urdhra nga një anglez i quajtur “Snowman” dhe të cilit ai vetë kishte frikë.

    Në një moment tjetër ai pretendoi se ishte vizituar nga zyrtarë të lartë të qeverisë, të cilët i thanë të mos tregonte kurrë atë që i kishin thënë. Në shtëpinë e vrasësit të mundshëm 17-vjeçar, u gjetën municion të ngjashëm me atë që ai përdori në tentativën e tij, si dhe një hartë e detajuar e rrugës së Elizabeth.

    Dy vite më vonë, i fiksuari pas familjes mbretërore britanike, Lewis, u përpoq të arratisej nga spitali mendor në të cilin ishte transferuar, sepse, siç tha më vonë, donte të vriste Princin Charles.

    Më pas Charles kishte vizituar Zelandën e Re me Princeshën Diana dhe Williamin e vogël. Kështu, kur në nëntor të vitit 1995 Charles u rikthye në Zelandën e Re, autoritetet e vendit vendosën ta dërgonin 31-vjeçarin e atëhershëm Lewis në një ishull larg nga britanikët.

    Lewis i shqetësuar vrau veten në moshën 33-vjeçare në qelinë e tij të burgut në pritje të gjyqit për vrasjen e një nëne të re dhe rrëmbimin e fëmijës së saj.

  • Mbretëresha Elizabeth në zi, i vdes një person i dashur

    Mbretëresha Elizabeth në zi, i vdes një person i dashur

    Mbretëresha Elizabeth është në zi.

    Asaj i ka vdekur asistentja, Lady Farnham, në moshën 90 vjeçare.

    Ato ishin mike të mira që nga viti 1987, ku kanë kaluar shumë kohë bashkë gjatë këtyre viteve.

    Një burim i afërt me Mbretëreshën tha për ‘The Telegraph’ se lajmi është shumë i trishtuar për Elizabeth. “Të gjithë e donin Lady Farnham, ajo ishte një grua qesharake dhe shumë e këndshme”, tha burimi.