Tag: Methju Palmer

  • Palmer :“Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që BE-ja kërkoi prej saj”

    Palmer :“Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që BE-ja kërkoi prej saj”

    Duam ta shohim të gjithë rajonin në Bashkimin Evropian, por kornizën kohore për realizimin e kësaj, e kontrollojnë vetë shtetet, tha përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin, Metju Palmer në intervistë për TV21. Sipas tij, shtetet duhet t’i plotësojnë kriteret, por për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tha se është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i plotësojë detyrat e saj ndaj tyre. Korniza ideale kohore për një gjë të tillë, siç u shpreh, janë disa muajt e ardhshëm.

    “Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që BE-ja kërkoi prej saj. Merituan që t’i fillojnë negociatat aderuese me BE-në. E merituan konferencën e parë ndërqeveritare. BE-ja duhet të gjejë mënyrë që ta mundësojë këtë, ta hapë rrugën dhe ta fillojë konferencën ndërqeveritare. Ne presim që BE-ja ta marrë këtë me seriozitet dhe të veprojë në mënyrë adekuate”, tha për TV21, Metju Palmer – Përfaqësues Special i SHBA-ve për Ballkanin.

    Marrëveshja e Prespës është shembull i mirë për zgjidhjen e kontesteve bilaterale, tha Palmer. Liderët e Ballkanit duhet të marrin përgjegjësi dhe guxim për zgjidhjen e çështjeve por njëkohësisht t’i mbrojnë interesat e qytetarëve të tyre.

    “Përmes Marrëveshjes së Prespës pamë lidership në Shkup dhe Athinë. Ishin të gatshëm të ndërmarrin rrezik, të diskutojnë për problemet e ndërlikuara, ta gjejnë kompromisin e nevojshëm, të arrijnë kompromis dhe ta mbrojnë para popullit të vet. Kjo është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, për negociatat që udhëhiqen në Bosnjë dhe Hercegovinë. Lidershipi dhe liderët janë të rëndësishëm për Ballkanin në të gjitha situata konfliktuoze”, shtoi Palmer.

    Nëse pret ndryshime të mëdha në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë dhe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, Palmer u përgjigj:

    “Gjithçka varet nga palët e prekura. Ne duam t’i motivojmë ta gjejnë kompromisin e duhur për progres dhe të kuptojnë se kjo është për interesin e tyre. Jam i bindur se Sofja dhe Shkupi do të gjejnë zgjidhje për çështjet që e bllokojnë përparësinë e RMV-së drejt BE-së. Jam i bindur se mund të zgjidhen këto çështje. BE-ja duhet të gjejë mënyrë që ta tregojë përkushtimin e saj ndaj këtyre shteteve, t’ua hapë rrugën dhe t’i fillojë konferencat ndërqeveritare. Kjo është detyra e BE-së të cilën duhet ta realizojë”, deklaroi për TV21, Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin, Metju Palmer.

    Palmeri thotë se vizioni për të ardhmen e SHBA-ve është identik me atë të vendeve të Ballkanit – integrimi i plotë në BE. Kjo sipas tij do të thotë anëtarësim në BE i të gjitha vendet të Ballkanit Perëndimor si dhe anëtarësim në NATO për të gjitha vendet që synojnë të jenë pjesë e Aleancës.

  • Palmer takon ambasadoren Yuri Kim, dy çështjet që u diskutuan për Shqipërinë

    Palmer takon ambasadoren Yuri Kim, dy çështjet që u diskutuan për Shqipërinë

    Yuri Kim e ka bërë tashmë betimin si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri dhe pritet që të mbërrijë në vendin tonë në ditët në vijim.

    Ndërkohë, ambasadorja Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me Matthew Palmer, Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor, me të cilin ka diskutuar qëndrimet e Shqipërisë ndaj Iranit, si dhe dialogun e nisur për reformën zgjedhore.

    “Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

    “SHBA qëndron krah Shqipërisë”, mbyllet reagimi i ambasadës.

  • Matthew Palmer sot në Kosovë

    Matthew Palmer sot në Kosovë

    Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer sot qëndron për vizitë në Kosovë.
    Palmer do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi .
    Palmer do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Pas fjalimit, ai do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre, njofton Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

  • Matthew Palmer nesër në Kosovë

    Matthew Palmer nesër në Kosovë

    Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të mbërrijë nesër për një vizitë në Kosovë.
    Palmer do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Pas fjalimit, ai do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre, njofton Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

    Vizita e Palmer-it në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës. Para ardhjes në Kosovë, Palmer qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

  • Zaev-Palmer: SHBA dhe RMV optimist se proceset euroalantike do të përmbyllen me sukses

    Zaev-Palmer: SHBA dhe RMV optimist se proceset euroalantike do të përmbyllen me sukses

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Kështu ka deklaruar i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pas takimit në Shkup me kryeministrin, Zoran Zaev.

    “Mesazhi jonë është se SHBA-ja është partnere dhe mike e Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të përkushtuar në këto raporte me Maqedoninë e Veriut dhe integrimin e saj në NATO dhe BE”, ka deklaruar diplomati amerikan në një prononcim për mediat.

    Ai theksoi se gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, dhe takimeve me drejtuesit e institucioneve dhe të partive politike, është riafirmuar përcaktimi i përgjithshëm se për vendin nuk ka alternativë tjerë përveç integrimit euroatlantik.

    “Ne në vazhdimësi kemi deklaruar se Marrëveshja e Prespës është shumë e rëndësishme dhe se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin pasi ka rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe se zbatimi i saj duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Palmer.

    Marrëveshja e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, mbylli kontestin e më shumë se dy dekadave mes dy vendeve fqinje për çështjen e emrit me ç`rast shteti u emërua Maqedonia e Veriut.

    I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin perëndimor tha se është takuar edhe me ambasadorët e shteteve të Evropës Juglindore me të cilët ka biseduar për zhvillimet e mëtejme në rajon, si dhe për vendimin e fundit në samitin evropian në Bruksel.

    Vizita e diplomatit amerikan në Shkup bëhet disa ditë pasi Këshilli Evropian refuzoi të caktojë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

    Departamenti amerikan i Shtetit kishte shprehur zhgënjimin lidhur me këtë vendim të BE-së.

  • Palmer: SHBA-ja, partnere e fuqishme e Maqedonisë së Veriut

    Palmer: SHBA-ja, partnere e fuqishme e Maqedonisë së Veriut

    Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer po qëndron për vizitë pune në Shkup. Zyrtari i lartë amerikan gjatë ditës takoi ministrin e jashtëm, ndërsa më pas ministren e mbrojtjes dhe presidentin Pendarovski. Edhe në ditët e ardhshme priten takime intensive të Palmerit.Biseduam për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, pra në gjithë Evropën. Do ta kem një vizitë maratonë në rajon ku do të qëndroj në Prishtinë, Beograd dhe Athinë. Po vij në vendin tuaj pas miratimit të protokollit nga senati amerikan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Është kohë e shkëlqyer për vizitë posaçërisht pas vizitës së sekretarit Pompeo. Dua të përcjell mesazhin tim se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejtë BE-së. Ky është rajon që i përket Evropës dhe BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë nëse rajoni mbetet i vonuar-tha Palmer.

  • Methju Palmer nesër në Shkup

    Methju Palmer nesër në Shkup

    Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

    Palmer, siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

    Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departmentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon.

  • Data për fillimin e negociatave, Palmer optimist për Maqedoninë e Veriut

    Data për fillimin e negociatave, Palmer optimist për Maqedoninë e Veriut

    SHBA-ja shpreson se Këshilli Evropian në tetor do të sjellë vendim për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, deklaroi i dërguari special amerikan i sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer në intervistë për Zërin e Amerikës.

    Palmer megjithatë tha se vendi duhet të vazhdojë me zbatimin e agjendës reformuese, përfshi këtu edhe sjelljen e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike.

    “Për këtë çështje në Shkup po zhvillohen negociata konsultuese. Ne dëshirojmë bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në përkrahje të agjendës reformuese. Do të dëshiroja t’i ndihmojmë vendit të përparojë”, shton Palmer.

  • Matthew Palmer, përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor

    Matthew Palmer, përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor

    Departamenti amerikan i Shtetit emëroi një ditë më parë, Matthew Palmer si përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Zoti Palmer që do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane, ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të nxitur ripërtëritjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

  • Palmer: Mbështesim hetim të plotë dhe transparent për akuzat për PSP-në

    Palmer: Mbështesim hetim të plotë dhe transparent për akuzat për PSP-në

    Ne mbështesim një hetim të plotë, të hollësishëm dhe transparent, zv. ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer, duke komentuar hetimin për prokuroren speciale, Katica Janeva.

    “Akuza të tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze. Nëse ka prova, atëherë një aktakuzë e përshtatshme do të ishte një mundësi për autoritetet dhe Maqedoninë e Veriut që të demonstrojnë respekt për sundimin e ligjit, e cila është bazë që do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e saj evropiane. Ne mbështesim dhe inkurajojmë institucionet e Maqedonisë së Veriut që të përfundojnë këtë hetim”, tha Palmer në intervistë për Zërin e Serbisë.

    Ai theksoi se është e rëndësishme që të ekzistojë Prokuroria Speciale Publike, e cila do të ketë mandat që adresojë këto çështje dhe sfida.

    “Po zhvillohen bisedime midis opozitës OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së nl lidhje me parametrat e ligjit të ri për PSP-në. Është e rëndësishme që këto palë të bashkohen për të negociuar dhe zgjidhur dallimet mes tyre”, tha Palmer.