Tag: Ministria e Punëve të Brendshme

  • Katër persona nga Çairi rrahën policë!

    Katër persona nga Çairi rrahën policë!

    Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona nga Çairi, pasi kishin sulmuar fizikisht policë derisa kanë qenë duke kryer detyra zyrtare, transmeton TV21.

    “Më 21.08.2023 në ora 23.30 në rajonin e Çairit, policët kanë privuar nga liria Z.B. (34), D.B.(22), A.B.(56) dhe R.B.(28) të gjithë nga Shkupi pasi kanë sulmuar fizikisht policë derisa kanë qenë duke kryer detyrë zyrtare. Pas dokumentimit të plotët të rastit, kundër tyre do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në buletinin e MPB-së.

  • Sulmoi fizikisht dhe i shkaktoi lëndime nënës së tij, padi penale tetovarit

    Sulmoi fizikisht dhe i shkaktoi lëndime nënës së tij, padi penale tetovarit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj 43-vjeçarit nga Siniçani i Tetovës, i cili ka sulmuar fizikisht dhe e ka lënduar nënën e tij.

    “SPB-Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.R.(43) nga fshati Siniçan i Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën kryerjen e veprës penale “lëndim trupor” gjatë dhunës në familje. Më datë 06.07.2022, në shtëpinë e familjes, i akuzuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe e ka lënduar atë”, thonë nga MPB.

  • Kallëzim penal për punonjësen e NP “Higjiena Komunale” në Shkup

    Kallëzim penal për punonjësen e NP “Higjiena Komunale” në Shkup

    Ministria e Punëve të Brendshme ka ndëmarrë aktivitete për zbardhjen rastit që ndodhi ditë më parë në N.P Higjienën Komunale – Shkup.

    Nga MPB njoftojnë se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj punonjëses së NP “Higjiena Komunale” në Shkup, e cila gjatë detyrës së saj kishte konflikt me gazetarët.

    “Në lidhje me veprën penale të denoncuar ”arbitrarizëm” sipas nenit 392 paragrafi 2 të KP-së, e denoncuar më 08.08.2022 nga ana e F.S., gazetar i TV Klan, kurse e kryer nga ana e A.M.B., e punësuar në NP Higjiena Komunale-Shkup në hapësirat e ndërmarrjes publike, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të nevojshme dhe rasti është zbardhur. Nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për Kriminalitet të Dhunshëm-Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për dokumentimin e rastit juridiko-penal, gjatë të cilit më datën 09.08.2022 në hapësirat e NJKDH-së pranë SPB Shkup është ftuar A.M.B. e cila e ka marrë telefonin celular e të dëmtuarit F.S. dhe me të njëjtën është kryer bisedë zyrtare në lidhje me veprën penale të denoncuar”.

    “Poashtu, më datën 09.08.2022 në hapësirat e NJKDH-së pranë SPB Shkup është ftuar edhe S.K. i punësuar në NP Higjiena Komunale, i cili ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes. Pas konsultimit të kryer me PTHP Shkup, kundër A.M.B. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Incidenti në hapsirat e N.P Higjiena Komunale ndodhi gjatë fillim javës teksa ekipi i TV Klan ishte duke trajtuar temën e largimit të 33 të punësuarve me kontrata nga ndëmrarja në fjalë. Incidentin në fjalë e dënuan SHGM dhe ASHMMA.

  • Arrestohet vjedhësi në Kumanovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg

    Arrestohet vjedhësi në Kumanovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 04.08.2022 në ora 20:30 minuta në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria B.S. (29) nga Kumanova. Ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej një viti dhe pesë muajve për vepër penale sipas nenit 236 të Kodit Penal, kurse është kërkuar me urdhër gjyqësor për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej 9 muajve e 26 ditëve.
    Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Këshanje për vuajtjen e dënimit me burg.

  • Shkupjanja sulmohet fizikisht nga ish-bashkëshorti

    Shkupjanja sulmohet fizikisht nga ish-bashkëshorti

    Një sulm fizik ka ndodhur sot në qytetin e Shkupit me ç’rast një person ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij.

    Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    “Me datë 02 korrik 2022 në ora 03:10 në qytetin e Shkupit, një grua 36 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 02:00, derisa ka qenë në veturën e saj, është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti me incialet I.G. nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Po merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.

  • Të shtëna me armë në Shkup

    Të shtëna me armë në Shkup

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në ora 23:38 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën “Krimska”, pas një zënke verbale, S.R. (28) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht 28-vjeçarin J.L. nga Shkupi, ku kishte edhe të shtëna me armë.

    “Në vendin e ngjarjes ka kryer kontrolle ekipi i SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

  • Ngjarje e rëndë në Shkup, djali rrah për vdekje nënën e tij!

    Ngjarje e rëndë në Shkup, djali rrah për vdekje nënën e tij!

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Shkup. Biri e ka rrahur nënën e tij, e cila më pas është gjetur e vdekur afër Spitalit “8 Shtatori”.

    Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, e ndjera iku nga spitali ku po qëndronte si pasojë e lëndimeve që i kishte marrë nga rrahjet nga i biri. Në ikje, ajo ka ndërruar jetë në rrugë.

    I biri i saj, 36-vjeçar tashmë është arrestuar.

    “Më 02.08.2021 policët e SPB Shkup kanë privuar nga liria P.M. (36) nga Shkupi. Duke vepruar në bazë të denoncimit, se në afërsi të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” është gjetur e ndjera V.M.(59) nga Shkupi, policët kanë dalë në terren dhe është konstatuar se rreth orës 00:30, V.M. është gjetur me lëndime në fshatin Vollkovë, pas çfarë është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” për t’i dhënë ndihmë mjekësore, por në mënyrë vetë e ka lëshuar spitalin. Pas ndërmarrjes së masave, është vërtetuar se ajo ka qenë e malltretuar fizikisht nga biri P.M., por nuk ka dashur ta denoncojë. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi është dërguar në obduksion”, njoftojnë nga MPB-ja