Tag: Venera azizi

  • Nesër përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë

    Nesër përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë

    Nesër 28 maj, do të përurohet sistemi One Stop Shop në pikën kufitare Jazhnicë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ky sistem modern i kontrollit të integruar kufitar synon të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave përmes një kontrolli të vetëm nga shteti pritës.

    Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, theksoi se sistemi sjell përfitime në lehtësimin e lëvizjes, rritjen e sigurisë dhe zhvillimin ekonomik. Sipas saj, pas Jazhnicës dhe Bllacës, sistemi do të shtrihet edhe në Tabanovcë dhe Qafë-Thanë.

    Azizi bëri të ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në vitin 2025 janë regjistruar mbi 776 mijë kalime kufitare, krahasuar me 550 mijë në vitin 2024.

    Në ceremoninë e përurimit do të marrë pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

  • Latifi Azizi: Qeveria mori vendim për ndihmë për të rinjtë dhe organizatat rinore

    Latifi Azizi: Qeveria mori vendim për ndihmë për të rinjtë dhe organizatat rinore

    Sot Qeveria mbajti seancën e saj të 77-të, gjatë së cilës u morën disa vendime të rëndësishme në interes të qytetarëve.

    Në këtë seancë u shqyrtua Informacioni për miratimin e Propozim-Programit për mbështetje financiare të projekteve nga fusha e rinisë dhe organizatat rinore, për vitin 2025, përmes Ministrisë për Punë Sociale, Demografi dhe Rini.

    Përmes Ministrisë do të jepen grante për projekte nga fusha e rinisë për organizatat rinore deri në shumën maksimale prej 300.000 denarë.

    Projektet dhe aplikacionet duhet të jenë të orientuara drejt këtyre synimeve prioritare:

    1. Forcimi i ndikimit të të rinjve në të gjitha proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar mbi bazën e një kornize ligjore të përshtatshme;

    2. Njohja e punës rinore si një mjet kyç për ndihmën në zhvillimin pozitiv personal dhe social të të rinjve;

    3. Ofrimi i njohurive dhe aftësive për shkrimin dhe leximin mediatik dhe digjital, që identifikojnë dezinformatat dhe artikulojnë interesat dhe qëndrimet e tyre si qytetarë aktivë në shoqëri me një vetëdije kritike të zhvilluar;

    4. Rritja e vetëdijes dhe zbatimi i masave për reduktimin e dhunës ndërmjet të rinjve, dhunës së bazuar në gjini, sigurinë kibernetike dhe higjienën digjitale brenda institucioneve arsimore;

    5. Krijimi i zgjidhjeve inovative për uljen e papunësisë së të rinjve dhe promovimin e masave për vetëpunësim dhe sipërmarrësi.

     

    Me qëllim që të ruhet transparenca, do të publikohet një thirrje publike, gjatë së cilës përfaqësuesit nga ministria dhe Sekretariati i Përgjithshëm do të shqyrtojnë aplikacionet dhe projektet, ndërsa shpërndarja e mjeteve do të bëhet sipas rregullores për shpërndarje.

     

    Po ashtu, Qeveria miratoi Propozim-Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Pas miratimit nga ana e Kuvendit, këto ndryshime do të sjellin përmirësime të rëndësishme në funksionimin e komunave, rritjen e transparencës, pjesëmarrjen qytetare dhe efikasitetin administrativ.

    Të nderuar qytetarë,

    Qeveria vazhdon të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi për ju. Ne jemi angazhuar për reforma, ndryshime dhe projekte, dhe këtë po e realizojmë.

  • Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave: Sot e çdo ditë, respekt dhe mirënjohje pafund për gazetarët

    Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave: Sot e çdo ditë, respekt dhe mirënjohje pafund për gazetarët

    Liria e mediave është shtylla e demokracisë, ndërsa kultivimi i saj është detyrim për të gjitha institucionet e shtetit. Ka deklaruar zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave.

    Ajo ka shtuar se në këtë drejtim komunikimi transparent, i përgjegjshëm dhe llogaridhënës i Qeverisë është garanci për të mbështetur punën e lirë dhe në interes publik të gazetarëve, si parakusht për media të lira dhe demokraci të konsoliduar.

    “Si gazetare e dikurshme, sot si zëdhënëse e Qeverisë vazhdoj të jem në shërbim të kolegëve dhe përmes tyre edhe publikut.
    Sot në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave dhe çdo ditë të vetme, shpreh respektin dhe mirënjohjen e pafund për secilin gazetarë!”, ka thënë Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

  • Azizi:E bëmë realitet -“One stop Shop” në Bllacë një hap plot krenari dhe histori

    Azizi:E bëmë realitet -“One stop Shop” në Bllacë një hap plot krenari dhe histori

    Sistemi “One Stop Shop” është i një rëndësie të veçantë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, zhvillimin ekonomik, si dhe lehtësimin dhe përshpejtimin e lëvizjes ndërkufitare të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

     

    Vendkalimi kufitar “Bllacë” është një ndër vendkalimet kufitare më frekuente në vend, që çdo vit shfrytëzohet nga më shumë se katër milionë udhëtarë, dhe kësaj shifre duhet t’ishtohet edhe transferi dhe tranziti respektabil ndërkufitar i tëmirave materiale, gjegjësisht mallrave.

    Me lëshimin e sotëm zyrtarisht në përdorim të sistemit “One Stop Shop” në vendkalimin Bllacë, jo vetëm që lehtësohet funksionimi ndërkufitar, por po ndërtohet edhe një urë besimi, bashkëpunimi dhe ardhmëri e përbashkët.

    https://www.facebook.com/share/16DEcRuxXe/

  • Azizi: Drejtësia do të plotësohet, Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën, do të ketë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në tragjedi

    Azizi: Drejtësia do të plotësohet, Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën, do të ketë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në tragjedi

    Tragjedia në Koçan, në të cilën humbën jetën 59 të rinj, ka lënë një dhimbje të pashlyeshme në të gjithë vendin. Qeveria e Maqedonisë së Veriut premtoi transparencë të plotë dhe përgjegjësi për të gjithë të përfshirët, theksoi zëdhënësja Venere Latifi-Azizi.

    “Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën. Askush nuk do të mund të fshihet dhe drejtësia do të plotësohet”, deklaroi Azizi.

    Në kuadër të mbështetjes për familjet e prekura, shteti mbulon të gjitha shpenzimet për trajtimin e 116 pacientëve jashtë vendit, së bashku me shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për 188 anëtarë të familjeve të tyre. Përveç kësaj, Kryqi i Kuq do të ndajë nga 150.000 denarë për familjet e viktimave, dhe shpërndarja e fondeve fillon nesër.

    Hetimi vazhdon me një intensitet të paparë, dhe Qeveria siguron se do të ketë përgjegjësi. “Kjo dhimbje është e përbashkët, por ne garantojmë se do të qëndrojmë pranë çdo familjeje deri në fund të këtij procesi”, theksuan nga Qeveria.

    Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje, ndërsa autoritetet theksuan se ky ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një nxitje për ndërtimin e një shteti më të sigurt dhe më të drejtë.

  • Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Përfshirja e grave në vendimmarje, garanci për shoqëri të barabartë

    Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Përfshirja e grave në vendimmarje, garanci për shoqëri të barabartë

    Përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse është thelbësore për një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe të zhvilluar, kështu ka deklaruar zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi pas takimit të sotëm me Edlira Çepanin, aktiviste dhe udhëheqëse e Rrjetit të Grave të Shqipërisë “Barazi në Vendimarrje”.

    “Me Zonjën Çepani diskutuam rëndësinë e fuqizimit të grave dhe përfshirjes aktive të grave në politikë. Ky angazhim është jetik për të siguruar mundësi të barabarta dhe për të garantuar që gratë të kenë ndikim në politikat që formojnë të ardhmen e shoqërisë”, tha Azizi pas takimit që u realizua në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsit.

    Ajo më tej ka thënë se përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse është thelbësore për një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe të zhvilluar.

    “Gratë, si gjysma e popullsisë, sjellin ide dhe perspektiva kyçe për zhvillimin e shoqërisë. Pa pjesëmarrjen e barabartë të tyre, nuk mund të arrihet potenciali i plotë i shoqërisë. Studimet dhe hulumtimet shkencore kanë treguar se pjesëmarrja e grave në politikë dhe ekonomi ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë”, ka deklaruar zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi.

  • Azizi: Edhe 15 miliardë denarë për komunat, 20 aplikime vetëm ditët e para

    Azizi: Edhe 15 miliardë denarë për komunat, 20 aplikime vetëm ditët e para

    Në thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është paraqitur interesim I lartë për të konkuruar me projekte të ndryshme. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi tha për Alsat se vetëm në ditët e para të kësaj thirrje janë pranuar 20 aplikime që kanë të bëjnë me projekte te fushës së arsimit, mjedisit jetësor, sportit, transportit, politikës sociale dhe shumë të tjera.
    “Me këtë synojmë fuqizimin e komunave, synojmë fuqizimin e decentralizimit që në fakt është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Këtu nuk kemi asnjë gram politikë sepse projektet tash dhe në thirrjen e parë janë dhënë për të gjitha komuna pavarësisht se kryetarët e komunave cilës parti politike I takojnë. Për ne me rëndësi janë qytetarët dhe vetëm qytetarët, me rëndësi është mirqenia e tyre, përmirsimi I mirqenies së tyre sociale, kushteve infrastrukturore, ndërtimi I shkollave, çerdheve, pishinave, bibliotekave, rrugëve dhe rrugicave e kështu me radhë”, deklaroi Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë.

    Ndërkohë, në thirrjen e parë për mbështetje financiare të komunave janë ndarë 4.5 miliardë denarë. Azizi tha se me këto mjete u sigurua mbështetje financiare për 288 projekte të shpërndara në 78 komuna.
    “50 prej këtyre projekteve vetëm se kanë filluar zbatimin ndërkaq për 37 është faza e tenderimit që nënkupton përzgjedhjen e kontraktuesit në këtë rast. Bëj apel deri te të gjitha komunat që të konkurojnë, të bëjnë aplikimin, janë të njoftuar me kushtet, I kanë kriteret në secilën ministri përkatëse prej nga vijnë edhe projektet. Janë 15 miliardë denarë në dispozicion të komunave”, shtoi Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë.
    Afati për thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është I hapur deri më 30 prill 2025. Mjetet financiare nga kjo thirrje do të shpërndahen përmes 6 ministrive përkatëse në bazë të fushës së projekteve. /Alsat.mk

  • Azizi: Sepse ne jemi ndryshe!

    Azizi: Sepse ne jemi ndryshe!

    Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së
    Veriut Venera Azizi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se politikat ndryshe të VLEN-it po korrigjojnë dështimet 22 vjeçare të BDI-së. Ajo ka potencuar se ata që udhëheqën për 22 vite pushtetin me politikat e tyre ndikuan që mijëra të rinj ta braktisin vendin, ndërsa qeveria aktuale pjesë e së cilës është VLEN vetëm brenda një dite ndau 250 milion euro për zhvillimin e secilës komunë pa dallime partiake e politike. Më poshtë postimi i plotë i zëdhënëses së Qeverisë:

    “22 vjet të tëra dhe çfarë bënë e çfarë i sollën qytetarëve shqiptarë? Me politikat e tyre ndikuan që mijëra të rinj ta braktisin vendin, mijëra shtëpi të mbesin bosh, mijëra nëna e baballarë t’i mbajnë sytë drejt portave duke pritur kthimin e fëmijëve të tyre.
    Ndërsa fëmijët e atyre që për 22 vjet s’lanë gurë e dru pa e lëvizur për interesat e tyre personale, familjare dhe grupore u kthyen si milionerë.
    Sot pas 7 muajve nga formimi i qeverisë së re vendosëm në dispozicion edhe 250 milionë euro për të gjitha komunat pa dallime partiake e politike.
    Ne edhe sot dëshmuam se kemi ndërmend vetëm të krijojmë kushte sa më të mira për secilin qytetar, të rregullojmë rrugë e infrastrukturë nëntokësore dhe të ndërtojmë shkolla, çerdhe, biblioteka, salla sporti, pishina, të krijojmë kushte sa më të mira për fëmijët e gjithsecilit, për rininë, për studentët dhe për zvillimin e bizneseve lokale. Sepse ne jemi NDRYSHE!”

  • Azizi: Qeveria po ndërton transparencë që do të krijojë besim

    Azizi: Qeveria po ndërton transparencë që do të krijojë besim

    Sot Qeveria bëri një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit me mediat – rekomanduam që NP Gazeta Zyrtare të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të qasjes elektronike falas në buletinin zyrtar për mediat dhe gazetarët.

    “Ne besojmë se qasja në informacionet relevante përkatës është themeli për një shoqëri të fuqishme dhe të informuar. Prandaj, në një dialog të hapur me shoqatat e gazetarëve, punonjësit e medias dhe sindikatat, ne së bashku zhvillojmë zgjidhje që do të sjellin qasje dhe transparencë më të madhe”, ka informuar zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.

    Ajo më tej ka shton: “Vizioni ynë është i qartë – një nivel i ri bashkëpunimi dhe besimi me median, me qëllim që çdo qytetar të ketë informacione të sakta dhe në kohë!”

    Azizi ka shtuar se po punojnë me përkushtim për komunikim më të mirë dhe menaxhim më të përgjegjshëm.

  • Venera Azizi: Mbi 1000 produkte ushqimore me çmime më të ulta për 10%

    Venera Azizi: Mbi 1000 produkte ushqimore me çmime më të ulta për 10%

    Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi tha se “Shporta e Vitit të Ri”, masë e Qeverisë në bashkëpunim me biznesin, po jep rezultate. Azizi tha se numri i produkteve të përfshira në këtë masë ka arritur 1068, ndërkaq shton se këto produkte shiten me 10 për qind, ose më tepër lirim.

    “Janë të përfshira diku 1068 prodhime, prodhime të cilat kanë shënuar rritje nga fillimi i aksionit, filluam me 800 prodhime, tani kemi arritur në 1068 prodhime, gjithashtu është rritur edhe numri i prodhuesve dhe distrubutorëve të kyçur në këtë aksion, ishin 80 prodhues dhe distrubutor, tani janë 95 dhe janë të përfshira diku 42 zingjire të maketeve dhe markete individuale. Të gjitha prodhimet që janë të përfshira në këtë masë, që ndryshe njihet si Shporta e Vitit të Ri, janë të shënuara me logo të posaçme, në raftet e marketeve qëndron edhe çmimi i vjetër dhe çmimi me aksionin në fjalë”, tha Venera Azizi.