Ballina Biznes Takim Durmishi-Kazuja: Ka hapësirë të madhe për avancimin e bashkëpunimit dypalësh midis...

Takim Durmishi-Kazuja: Ka hapësirë të madhe për avancimin e bashkëpunimit dypalësh midis RMV-së dhe Japonisë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realozoi sot takim me ambasadorin e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Ocuko Kazuja.
Në takim u theksua interesi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe afrimit mes dy vendeve dhe popujve.
Ministri Durmishi në takim vlerësoi se shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë nuk është i madh, por ka hapësirë për avancim të mëtejshëm në periudhën e ardhshme.
“Në periudhën e ardhshme, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me kompetencat tona, do të punojmë në përmirësimin e klimës afariste për të tërhequr investime të reja të huaja. Investitorët japonezë janë të mirëpritur në vendin tonë dhe shpresoj që në periudhën e ardhshme, përmes bashkëpunimit të përbashkët, do të sjellim kompani të reja nga Japonia për të punuar në tregun maqedonas, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të lidhjeve ekonomike midis dy vendeve”, tha në takim ministri Durmishi.
Ministri falënderoi Japoninë për mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor dhe tha se ai vlerëson thellësisht Iniciativën japoneze për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian si faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që përmes iniciativave dhe projekteve të përbashkëta në periudhën e ardhshme do të punojnë për të rritur bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve.  https://www.facebook.com/share/p/uk3u3ziLpWJEbmCF/?mibextid=oFDknk

Marketing
Marketing
Exit mobile version