Takim i Kryetarit Xhaferi me eurodeputetin Andreas Shider

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, u takua me kryetarin e Delegacionit në Komitetin e Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut, deputetin austriak z. Andreas Shider.

Marketing

Në fillim Kryetari Xhaferi shprehu ngushëllim të thellë për ngjarjet e 2 nëntorit në Vjenë dhe i dënoi atakët terroristë si akte të terrorit që nuk kanë as komb as fe.

Duke nënvizuar se Parlamenti Evropian i kushton vëmendje të madhe zgjerimit dhe përforcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, Xhaferi falënderoi edhe për kontributin personal të z. Shider si bashkëkryesues i Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut dhe pjesëmarrës në Dialogun Zhan Mone. Ai shprehu shpresë se dialogu ndërparlamentar i frytshëm dhe konstruktiv do të rifillohet menjëherë pasi të konstituohet delegacioni i Komitetit të Përzier Parlamentar në Kuvendin e RMV.

Eurodeputeti Shider shprehu shpresë se bashkëpunimi ndërmjet Parlamentit Evropian dhe në kuadër të Dialogut Zhan Mone do të vazhdojnë edhe me anëtarët e përbërjes së re të Kuvendit.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për vlerësimet që i përmban Raporti i Komisionit Evropian për vendin i publikuar muajin e kaluar, ku vlerësohet përparim i arritur gjatë periudhës raportuese, si edhe për agjendën reformuese me fushat e identifikuara ku duhet të punohet më shumë.

Në raport me punën e dhomave ligjvënëse në kushte të pandemisë me Kovid-10, bashkëbiseduesit u pajtuan se prezenca fizike në punë është prioritet por, në këto kushte të jashtëzakonshme doemos të sigurohet edhe punë e vazhdueshme e parlamenteve a për këtë nevojitet të shqyrtohen mundësitë edhe për pjesëmarrjen onlajn të atyre deputetëve të cilët nuk do të munden fizikisht të marrin pjesë për shkak të virusit.

Në lidhje me procesin e Berlinit, deputeti Shider e përshëndeti kryesimin e përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë dhe shprehu bindjen se do të bëhen përpjekje për tejkalimin e dallimeve për çështjet e hapura të dy vendeve dhe se do të mbërrihet që në kohën e kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare në dhjetor të këtij viti.

Marketing