Takim i Mickoskit me eurokomisarin Han

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot realizoi takim me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han, në të cilin është biseduar për gjendjen politike në shtet, integrimet euroatlantike të Maqedonisë si dhe referendumin aktual për marrëveshjen me Greqinë.

Marketing

Micoski, siç informojnë nga VMRO-DPMNE, në takim ka theksuar se për Maqedoninë anëtarësimi në NATO dhe BE është me interes strategjik dhe shtetëror.

Ka potencuar se marrëveshja me Greqinë është i dëmshëm për Republikën e Maqedonisë dhe për këtë e njëjta është e papranueshme për VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht jashtë parimeve të njohura të partisë.

Nga ana e VMRO-DPMNE-së janë përsëritur kritikat për Qeverinë e LSDM-së dhe Zoran Zaevin, puna e të cilëve e shënojnë aferat e përditshme kriminale.

Bashkëbiseduesit, theksohet në kumtesë, kanë shfaqur pajtueshmëri se integrimi euroatlantik është faktor kyç për stabilitet dhe prosperitet në rajonin ballkanik si dhe se nevojitet mbështetje në drejtim të reformave të cilat janë të rëndësishme për realizimin qëllimeve strategjike të Maqedonisë.

Marketing