Takim Murtezani- Shalja

Sot, Ministri  për çështje Evropiane, Orhan Murtezani zhvilloi takim me Shefen e zyrës së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut, Afrodita Shalja. Në takimi u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Programit aktual të UNFPA-së për vendin tonë 2021-2025, në përputhje me Kornizën për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së 2021-2025.
Në takim temë e diskutimit ishin mundësitë për bashkëpunim në kuadër të IPA fondeve nacionale dhe çështje të tjera kyçe lidhur me procesin e integrimit evropian. Ministri Murtezani iu referua edhe IPA projektet aktuale dhe programeve të përfunduara në fushat në të cilat vepron  UNFPA. Mes tyre vëmendja u vendos në  “BE për shëndet më të mirë, mbrojtje sociale dhe barazi gjinore”, projekt që është pjesë e IPA Programit vjetor, për vitin 2022, nga i cili pritet që në mënyrë të dukshme të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve për implementimin dhe harmonizimin e legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë, përforcimin e efikasitetit të sistemit për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës gjinore dhe në familje, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale, dhe përmirësimin e kapaciteteve të shtetit për kërcënime të mëdha shëndetësore.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për aktivitetet që BE do ti mbështes përmes Programit operativ shumëvjeçar për kapitalin njerëzor për periudhën 2024-2027, që parasheh aktivitete të shumta përkushtuar punësimit dhe lëvizshmërisë së fuqisë punëtore, dhe përfshirjes sociale si dhe uljes së varfërisë. Në fund, bashkëbiseduesit u dakorduan për avancimin e mëtejshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit në drejtim të përforcimit të çështjeve gjinore, rinisë dhe pabarazive.
Marketing