Takim Osmani – Gençovska, finalizohet teksti i Protokollit për historinë

Ministritë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sot pritet ta finalizojnë tekstin e Protokollit dypalësh, dokument që të dyja vendet ende nuk e kanë nënshkruar.

Marketing

Ministri Bujar Osmani, tha se do të zhvillojë një takim online me kolegen e tij bullgare Teodora Gençovska, për ta saktësuar tekstin në pjesën për ndryshimet kushtetuese.

Ky Protokoll, i cili përcakton zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017, nuk është përfshirë në kornizën e negociatave, por mbulon çështjet e historisë, gjuhën e urrejtjes dhe rehabilitimin e viktimave të komunizmit.

Osmani bëri të ditur se Protokolli do të nënshkruhet në seancën e Komisionit Ndërqeveritar me Bullgarinë në të njëjtën ditë, kur Brukseli do të miratojë kornizën negociuese për vendin.