Takim Osmani-Kaskone

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot, realizoi takim me Andreа Kaskone, Drejtor për Ballkanin në MPJ-në e Italisë.

Marketing

Temë kryesore e takimit ishte perspektiva evropiane e vendit tonë, ku Drejtori Kaskone tha se Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negocatave për anëtarësim në BE, për çka Italia do të vazhdojë të angazhohet fuqishëm.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për prioritetet e politikës së jashtme dhe të sigurisë të të dy vendeve në dritën e luftës në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushat me interes të përbashkët.

Marketing