Takim pune e ministrit Nuhiu me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Angellov

Ministri i Punëve të Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, Angell Angellov, në të cilën u konfirmuan marrëdhëniet miqësore, besimi, mungesa e çështjeve të hapura ose kontestuese midis dy vendeve.

Marketing

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë sot se në mbledhje është konfirmuar edhe bashkëpunimi në një numër fushash me interes të ndërsjellë, të cilat, siç thuhet në komunikatë, kontribuojnë në zbatimin efektiv të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, veçanërisht drejt veprimit të përbashkët dhe kontributit në sigurinë rajonale.

“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara në vendin tonë, si dhe aktivitetet dhe masat parandaluese që MPB-ja i ndërmerr brenda kompetencave të saj në trajtimin e pandemisë globale “Kovid – 19”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme.

Marketing