Takim pune mes Festim Halili dhe kordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi

Sot Drejtori i Ndërmarjes Publike “ Radiodifuzioni Nacional” Dr.Festim Halili takoi kordinatorin e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim Dr.Arbër Ademi.

Marketing

Temë diskutimi ishte mundesia e ndryshimeve ligjore për të zhvilluar digjitalizimin e shërbimeve të Radiodifuzionit Nacional.

“Takimet me mikun tim, njëherit shefin e grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi, gjithmonë janë të frytshme.
Reflektimet për sfidat në të kaluarën që i kemi përballuar bashkë, por edhe për sfidat që na presin kalohen më lehtësisht së bashku.
Njëherit, diskutuam dhe për mundësitë e ndryshimeve ligjore për të zhvilluar digjitalizimin e shërbimeve të Radiodifuzionit Nacional”, shkruan në faqen e tij zyrtare në facebook drejtori Halili.

Marketing