Takim Spasovski-Reka: Bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në nivel të lartë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot pari takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Faros Rekën.

Marketing

Siç bëri të ditur MPB-ja, në takim Spasovski dhe Reka, mes tjerash, kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm si midis të dyja vendeve, ashtu edhe midis ministrive të punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, me ç’rast bashkërisht është konstatuar se ai është në nivel jashtëzakonisht të lartë, për çfarë dëshmojnë marrëveshjet e shumta të ndërsjella në disa fusha nga fusha e sigurisë.

Është theksuar gatishmëria edhe për intensifikim shtesë së bashkëpunimit, veçanërisht në pikëpamje të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit ilegal dhe tregtisë me njerëz.

Marketing