Takim Xhaferi-Lloson

Kryetari Xhaferi, duke i uruar mandat të suksesshëm ambasadorit të sapoemëruar britanik, SH.T. Metju Lloson, e theksoi kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer me Ambasadën Britanike, si e dhe përkushtimin në kultivimin e marrëdhënieve tona të fuqishme në periudhën pothuajse 30-vjeçare të marrëdhënieve të vendosura diplomatike.
Në aspekt të bashkëpunimit parlamentar, bëri një vështrim të bashkëpunimit shumëvjeçar me Fondacionin e Demokracisë të Vestminsterit, (WFD) që zhvillohet përmes projekteve të orientuara kah përforcimi i kapaciteteve të komisioneve parlamentare, shërbimit parlamentar dhe partive politike, a në drejtim të sigurimit të zbatimit efektiv të funksioneve kryesore të Kuvendit. Kryetari Xhaferi sugjeroi se grupet parlamentare të bashkëpunimit të formuara në të dy parlamentet kanë vendosur komunikim të rregullt, përmes vizitave dhe këmbimit të përvojave nga puna parlamentare dhe pritet që ky bashkëpunim në të ardhme të intensifikohet dhe pasurohet.
Gjendja aktuale luftarake në Ukrainë, sfidat ndaj paqes dhe stabilitetit botëror në tër[ësi, imponuan edhe një kohezion më të fuqishëm ndërmjet aleatëve në NATO, ne si vend anëtar në NATO mbesim të përkushtuar ndaj vlerave të Aleancës dhe në këtë kontekst e çmojmë lartë bashkëpunimi bilateral në mbrojtje ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si shumë të rëndësishme, intensive dhe në dobi edhe të të dyja shteteve edhe të NATO-s, theksoi Xhaferi. Me ratifikimin e djeshëm të protokolleve aderuese të Suedisë dhe Finlandës në Traktatin e Atlantikut Verir, Kryetari Xhaferi nënvizoi se Kuvendi jonë dërgoi mbështetje të qartë dhe të padyshimtë ndaj këtyre dy shteteve miqësore në aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO, për çka ambasadori Lloson shprehu falënderim të madh, sidomos për konsensusin e arritur të lartë gjatë vetë votimit.
Ambasadori Lloson falënderoi për takimin e mundësuar, si i pari pas dorëzimit të akreditivave, me çka theksohet përcaktimi i tij profesional, por edhe personal për vendosjen dhe mbajtje e relacioneve të vazhdueshme me Kuvendin, përmes angazhimit aktiv në të gjitha nivelet. I potencoi tre prioritetet e tij si ambasador: siguria, partneriteti në NATO dhe mbështetje e institucioneve shtetërore në këto fusha: prosperiteti, tregtia dhe investimi dhe formimi i Odës Tregtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut; mbështetje e proceseve reformuese të vendit, sidomos në planin e eurointegrimit. Si prioritet i katërt, personal, i sugjeroi kulturën, gjuhët, stilet jetësorе dhe respektin e ndërsjellë të veçorive të pasura kulturore. Shprehu gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje të komunikimit ndërmjet grupeve të bashkëpunimit të të dyja parlamenteve dhe shprehu pritjen e realizimit të vizitave të planifikuara në periudhën e ardhshme.
Gjatë takimit, Kryetari Xhaferi e njoftoi ambasadorin me projektet për përmirësimin dhe përforcimin e kapaciteteve të Kuvendit, që realizohen përmes Fondacionit të Demokracisë të Vestminsterit, Qeverisë Zvicerane, Bundestagut, Zhan Monesë, a ra fjala edhe për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit, në kontekst të procesit të skriningut me BE-në. U këmbyen opinione për mbajtjen dhe përsosjen e bashkëpunimit të zhvilluar ekonomik dhe tregtar, investimeve më të larta britanike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin edhe në fushat tjera me interes shoqëror.

Marketing
Marketing