Takimi Hahn-Mickovski, Mickovski: Pro integrimit, kundër marrëveshjes

Lideri i VMRO-së Mickovski ka informuar komisarin Hahn se për VMRO-në anëtarësimi në NATO dhe BE është interes strategjik i shtetit, por Marrëveshja me Greqinë është e dëmshme për Maqedoninë, andaj është e parpanueshme për partinë e tij.

Marketing

Sa i përket referendumit Micckovski ka informuar komisarin Han se qytetarët e vendit kanë pjekuri të mjafueshme që vetë ti marrin vendimet e tyre se si do të veprojnë më 30 shtator.

Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se integrimi euroatlantik është factor kyç për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit,si dhe nevoja për mbështetje të reformave të rëndësishme për realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë.

Marketing