Takimi i parë në Koresë së Veriut dhe asaj së Jugut në Pyongyang në 30 vjet përfundoi baras pa gola.
Regjimi i Koresë së Veriut vendosi të mos e japë drejtpërdrejt këtë ndeshje dhe ua ndaloi tifozëve dhe fotografëve hyrjen në stadium, me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i vetmi që e shkoi lojën nga tribunat, transmeton Gazeta Express.
Këto dy kombe janë teknikisht në luftë ende, dhe kanë qenë gati tash e 70 vjet.
Koreja e Veriut po ashtu iu dha viza vetëm lojtarëve dhe anëtarëve të ekipit kombëtar Jugor, që nënkupton se tifozët, gazetarët, apo transmetuesit nuk ishin të lejuar ta kalonin kufirin për këtë ndeshje.
Të dy këto ekipe i prijnë grupit H pas barazimit pa gola, secili me nga shtatë pikë nga tri ndeshje kualifikuese deri tani për Kupën e Botës 2022.