Ballina Lajme Maqedoni Takimi i pestë i Drejtorëve Politikë të pjesëmarrësve të PBEJL-së në Shkup

Takimi i pestë i Drejtorëve Politikë të pjesëmarrësve të PBEJL-së në Shkup

Dje, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të pestën herë me radhë, Drejtorët Politikë të pjesëmarrësve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL) zhvilluan një takim, në prani të përfaqësuesve të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe të Bashkimit Europian.

Marketing

Në fokus të takimit ishin përgatitjet për takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme, i cili do të mbahet në Shkup më 13 qershor, dhe në këtë kontekst u punua në draft-tekstin e Deklaratës së Përbashkët, si akt final i kryesimit njëvjeçar.

Gjithashtu u shqyrtuan edhe kandidaturat për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), sipas Thirrjes që hapi kryesimi ynë, me qëllim që të zgjedhet Sekretar i ri i Përgjithshëm, i kësaj iniciative vendase dhe më të vjetër rajonale.

Marketing
Exit mobile version